
Një ekonomi e ashpër, e vështirë nënkupton vetëm një gjë për punëkërkuesit, kohë e vështirë për punësim. Konkurrenca është shumë e lartë duke parë kombinimin nëpërmjet numrit gjithnjë e në rritje të punëkërkuesve të diplomuar e të kualifikuar dhe numrit të kufizuar të vendeve të ofruara të punës.
Më poshtë renditen disa këshilla ndihmuese për punëkërkuesit e ditëve të sotme: Kryeni 5 telefonata në ditë me personat e rrjeteve sociale Mbajtja e një raporti të rregullt me personat, kontaktet e rrjeteve sociale do t’ju sigurojë , qëata nuk do t’ju lënë në harresë si një punëkërkues dhe do t’ju kenë në mendje menjëherënë rast të një ofrimi pune. Kontakt i rregull do të thotë, bërja e 5 thirrjeve çdo ditë me 5 persona të ndryshëm.
Marrja pjesë/ ndjekja në çdo javë e një eventi në rrjetet sociale Kjo do t’ju mundësojë të ndërtoni një bazë të fortë rrjeti komunikimi, duke ju dhënë njëgamë të gjerë të rrjetit ku kontaktoni, si edhe rritjen e prespektivave tuaja të punësimit.
Përcjellja e kontakteve të reja pas takimit Mos lejoni asnjë kontakt të ri t’ju harrojë se kush jeni, duke i shkëputur komunikimet, lidhjet me ta për disa javë. Këta persona sigurisht që do të takohen me persona të tjerë të rinj, e për këtë arsye është i rëndësishëm inkurajimi i komunikimit me ta në faza/periudha më tëhershme.
Kujtoni/ mbani mend këdo që njihni Kujtoni familjen , miqtë, kolegët tuaj dhe të gjithë lidhjet e tjera që keni, duke i njoftuar që ju jeni ende një punëkerkues. Mos lejoni, që ata të harrojnë dëshirat tuaja të punësimit, ndaj rikujtojani vazhdimisht.
Email, telefononi dhe shkruajini kompanive, ku dëshironi të punoni Listoni të gjitha kompanitë, ku ju dëshironi të punoni dhe komunikoni vazhdimisht me ta . Mos i bezdisni ata duke i njoftuar çdo ditë, por komunikoni rregullisht dhe qetësisht, kështu do të mund të krijoni raporte më familjare rreth emrit dhe profilit tuaj.
Angazhohuni në një blog tërheqës Mediat sociale kanë arritur mundësinë e portretizimit të një punëkërkuesi. Kështu duhet tëpërfitoni dhe të shfrytëzoni çdo mënyrë komunikimi për të paraqitur dhe treguar profilin tuaj të tretëve.
Përcjellja e një interviste ose takimi me një letër falenderimi Një letër falenderimi ju jep mundësinë për të detajuar më tepër arsyet, përse dëshironi këtëpunë dhe për të ndjekur pyetjet specifike, që keni hasur gjatë intervistës. Kjo do të m und “të prekë” kujtesën e rekrutuesit duke ju veçuar nga turma konkuruese.
Qëndroni të zënë ndërkohë që kërkoni punë Gjatë procesit të kërkimit për punë është e rëndësishme të qëndroni aktiv duke shkruar për një revistë ose gazetë lokale, duke botuar fotot tuaja në rrjetat sociale, ose të përmirësoni aftësitë tuaja duke ndjekur kurse të ndryshme. Bëni çdo gjë që keni në dorën tuaj, për tu diferencuar dhe përmirësuar sa më shumë profesionalisht.