Punëkërkues

Gjashtë veprime që nuk duhet t’i bëni gjatë intervistës së punës

Punëkërkues Punëdhënës Publikime dhe njoftime Këshillimi i karrierës
Është diçka pozitive dhënia e një interviste! Tashmë ju jeni një hap pranë nënshkrimit të marrëveshjes për të punuar në një pozicion të cilin ju e pëlqeni. Në mënyrë që ta fitoni intervistën e punës, është e rëndësishme të përgatiteni dhe ta prezantoni veten tuaj sa më mirë. Duke praktikuar të njëjtat pyetje gjatë intervistës, kandidatët duhet të vijnë të përgatitur në intervistë. Më poshtë janë disa gjëra që ju nuk duhet të bëni gjatë intervistës tuaj të punës: •Përtypja çamçakëz-it Kandidatët duhet të mbajnë një qëndrim profesional gjatë dhënies së intervistët; prandaj nuk është e këshillueshme të bëhet përtypja e çamçakëzit, menteve ose e ndonjë gjëje tjetër të ëmbël gjatë intervistimit. Përdorimi i tyre tregon një qëndrim jo të rregullt kundrejt punës dhe kompanisë, si edhe demonstron një mungesë respekti për të gjithë të pranishmit në intervistë. •Përgjigjet në telefon Duhet ta vendosni në opsionin silent telefonin tuaj dhe të mos i përgjigjeni asnjë telefonate deri në përfundim të intervistës, sepse ka një efekt negativ në krijimin e përshtypjes së parë. Mundohuni të silleni në mënyrë profesionale gjatë rrjedhës së intervistës duke treguar se jeni profesional dhe kompetent. •Kryqëzimi i krahëve Gjuha e trupit është një tipar i rëndësishëm i personalitetit të kandidatit gjatë intervistës, kështu që duhet të përpiqeni të shfaqni një gjuhë trupore pozitive dhe të hapur. mundohuni të mos bëni shumë gjeste me duar, se tregon nervozizëm dhe ruani kontaktin me sy me intervistuesin. •Fishkëllimi Kur të arrini në vendin që do të zhvillohet intervista, mund t’ju kërkohet të prisni një farë kohe derisa intervistuesi t’ju thërrasë në sallën e mbledhjeve. Nuk duhet të fishkëlleni, të lëkundni këmbët duke treguar që jeni në ankth, por duhet të mbani veten nën kontroll ndërsa jeni duke pritur. •Kur harroni emrin e kompanisë Shumë kandidatë që shkojnë në disa intervista, pritet që të ngatërrojnë emrin e kompanisë apo cilat janë shërbimet që ajo kompani ofron. Mundohuni që ju mos ta bëni këtë gabim sepse do të dëmtonte imazhin tuaj, pavarësisht sa mirë keni performuar gjatë atij takimi. •Ofendimi i punëdhënësit të mëparshëm Për çfarëdo gjëje që mund të pyesin për punëdhënësin tuaj të mëparshëm apo për kompaninë, këshillohet mbajtja e një qëndrimi profesional kundrejt tyre. Ju duhet të jepni përgjigje të drejta dhe diplomatike, pavarësisht nga lloji i marrëdhënies që keni patur me punëdhënësin tuaj të mëparshëm.