Punëkërkues

Gabimet që të sapodiplomuarit bëjnë gjatë kërkimit për punë

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

graduation_cap_and_diplomaEdhe pse këtë vit të sapodiplomuarit janë duke u përballur më një treg pune të vështirë, ata kanë një avantazh në krahasim me punëkërkuesit e tjerë. Të sapo diplomuarit janë grupmosha më e preferuar për tu punësuar në muajt në vijim. Organizatat  apo kompanitë janë shumë të gatshme për të punësuar njerëz të rinj  sepse kanë shumë energji dhe bëjnë të pamundurën  për ta kryer punën ashtu si duhet. Por gjithsesi të sapodiplomuarit zakonisht bëjnë gabime sepse janë fillestar dhe i duhet kohë të mësohen me kulturën e punës. Ne po përmendim disa gabime të cilat ndodhin rëndom dhe se si mund të shmangen ato. Të mosqenurit aktiv mjaftueshëm

Ky nuk është momenti që të uleni në fund dhe të  silleni si zakonisht.  Duhet të merrni frenat në dorë.  Krijoni një listë me 5 deri në 10 kompanitë të cilat ju synoni të punoni dhe filloni të mësoni më shumë rreth tyre.

Besueshmëri totale tek Interneti

Pjesa më e madhe e të sapo diplomuarve gjejnë si mbështetje të parë për të kërkuar punë në rrjetet sociale. Por ndonjëherë vetëm kaq nuk mjafton pasi në të njëjtën kohë që ju aplikoni, shumë të tjerë si ju nisin CV për të njëjtin njoftim pune. Ajo që ju mund të bëni në një situatë të tillë është të gjeni një mënyrë për të rënë në sy, të gjeni një kontakt nga kompania të interesoheni më tepër.

Lënia mbas dore e CV-së

Mos dërgoni CV të cilat thjesht listojnë kurse dhe lëndët që ju keni marrë, diplomën që keni fituar dhe punët part-time që keni kryer gjatë verës. Më mirë shfrytëzojeni këtë mundësi për të shkruar vendime të rëndësishme se cfarë doni të bëni më tej në jetën tuaj. Bëni pak marketing dhe përmendni në CV tuaj se çfarë mund të ofroni.

Keqpërdorimi i Internetit

Të sapo diplomuarit nuk përdorin rrjete sociale profesionale apo portale pune.  Këto lloj mjetesh edhe pse nuk janë tërheqëse si  Facebook apo Twiter  janë më të mirat për të gjetur emrat e duhur dhe për të krijuar një identitet profesional.

Dështoni sepse i lini gjërat mbas dore

Nuk mjafton thjesht të dërgoni CV dhe të luteni me shpresën se do ju telefonojnë për intervistë. Lëvizini të gjithë gurët, kontaktoni dikë që punon në atë kompani tregoni interes telefononi vetë për tu interesuar. Pritshmëritë e mëdha

Të sapodiplomuarit zakonisht përqëndrohen për të gjetur punën perfekte në vënd që të gjejnë punën e parë.  Sidomos me këtë ekonomi puna e parë për ju është të gjeni një pozicion nga ku ju mund të mësoni shumë, të jeni vërtet të zënë dhe të rrethoheni nga shumë njerëz.

Të dukurit joprofesional

Sigurohuni të gjendeni të përgatitur për ashpërsinë e shefit, kështu pra sigurohuni të pastroni profiling tuaj në Facebook, të jeni i sigurt që do t’ua  kontrollojnë.  Bëni kujdes me profilet tuaj online, tani jeni në botën e të rriturve, kujdes me fotot që postoni.

Të mos marrësh seriozisht intervistën e punës

Edhe kur aplikoni për një intership të zakonshëm ju duhet të silleni në mënyrë profesionale. Ju duhet të tregoni që ju keni bërë kërkime për kompaninë dhe jeni veshur në mënyrën e duhur.  Dhe përgatituni për pyetje më të vështira se sa “Ku e shihni veten mbas 5 vitesh” apo “Cilat janë dobësitë tuaja”?

Nuk përdorni zyrën e karrierës së universitetit tuaj (apo mentorin e departamentit tuaj)

Një zyrë karriere mund t’ju ndihmojë vërtet duke ju gjetur kontakte apo duke ju mësuar se si të kërkoni  punë.  Gjithashtu zyra e karrierës mund t’ju ndihmojë të përmirsoni CV tuaj, por mos harroni zyra e karrierës mund tju ndihmojë të kërkoni për një vend pune por jo t’ju sisigurojë një të tillë.