
Mendoni të përfshini foton tuaj në CV? Gabim! Administratorët ekzekutiv të kompanive tregojnë cilat janë gabimet më të mëdha në CV.
- Një pyetësor që u përgatit për 600 administratorë ekzekutiv tregon se gabimet më të mëdha në CV janë gabimet gramatikore.
- Konçiziteti vlerësohet, ndërsa CV e gjata konsiderohen të bezdisshme.
Sipas këtij studimi është vlerësuar se një nga arsyet kryesore pse shumë aplikantë nuk kalojnë në fazën pasardhëse është pikërisht CV-ja. Është vërtetuar se gabimet më të pafalshme në CV janë gabimet gramatikore. Gati 87% e 600 administratorëve ekzekutiv e pranojnë këtë fakt. Pas tyre, vijnë gabime në informacione personale (emra kontakti apo kompanie të gabuara) dhe gjithashtu mungesa e informacioneve të kontaktit (adresa etj). Konçiziteti është shumë i vlerësuar, gati 46% e personave të intervistuar shprehen se CV-të e stërgjatura janë irrituese, ndërsa vetëm 26% shprehen se i vlerësojnë ato. Një tjetër konkluzion është se, 44% pranonin se vlerësonin CV profesionale dhe cilësore. Ata nuk marrin në konsideratë CV të ndërtuara në mënyre informale. Edhe pse nuk është radhitur ndër gabimët më të mëdha, fotot e aplikantëve nëpër CV nuk vlerësohen nga punëdhënësit. Ja edhe gabimet më të këqija në CV, radhitur sipas rëndësisë:
- Gabime gramatikore – 87%
- Gabime në dhënien e informacionit (p.sh: emër kontakti i gabuar, emër i gabuar i kompanisë etj) – 76%
- Mungesë e informacionit çelës (p.sh: të dhënat për kontakt, përgjegjësitë në punë etj) – 74%
- CV tepër e gjatë – 46%
- CV informale – 44%
- Mënyrë e dobët e ndërtimit të CV – 39%
- Tepër informacion personal (p.sh: hobi, arritje jashtë pune etj) – 26%
- CV tepër e shkurtër – 26%
- Përfshirje e panevojshme e eksperiencave të punës ose të edukimit – 24%
- Përfshirje e fotos së aplikantit në CV – 13%