Punëkërkues

E hënë! Si e nisët javën?

Punëkërkues
Padyshim që e hëna përbën ditën më të vështirë të javës pas një fundjave të relaksuar apo argëtuese me familjen dhe miqtë. Jo më kot qarkullojnë shpesh "meme" si kjo për ditën e hënë:   Dhe ne për t’jua bërë disi më të lehtë nisjen e javës dhe ta merrni me më shumë pozitivitet punën, kemi veçuar disa thënie motivuese :

"Kur dikush më thotë “jo” nuk do të thotë që nuk mund ta bëj një gjë, kjo do të thotë që nuk do të mund ta bëj me ta." - Karen E. Quinones Miller

"Ndërtoni ëndrrat tuaja ose dikush tjetër do t'ju punësojë për të ndërtuar të tyret." - Farrah Gray

"Kur ngriheni në mëngjes mendoni se çfarë privilegji është të jesh i gjallë, të mendosh, të shijosh, të duash ... " - Marcus Aurelius "Të hënat janë fillimi i javës së punës që ofrojnë fillesa të reja 52 herë në vit!" - David Dweck "Nuk duhet të jesh i shkëlqyeshëm për të filluar, por duhet të fillosh që të bëhesh i shkëlqyeshëm.” - Zig Ziglar
Miku juaj për punë dhe karrierë - duapune.com