Punëkërkues

Disa ushqime të mira që mund të konsumoni në punë

Punëkërkues Psikologjia e punës Statistika
Të qëndrosh i shëndetshëm ndërsa menaxhon një stil jetese të zënë është shpesh e vështirë, madje edhe më shumë kur punoni në një punë me kohë të plotë. Ky artikull është për ata që konsumojnë shumë kafe në një ditë të gjatë pune. Ushqimet që do të paraqiten më poshtë duhet të bëhen pjesë e dietës suaj ditore në mënyrë që të keni një stil jetese të shëndetshme dhe të ekuilibruar. 1.   Mjedra Mjedra jo vetëm është e shijshme, por nuk ka shumë kalori dhe yndyrna dhe është një burim mjaft i mirë i antioksidantëve dhe ka vitamin C. Mjedra ju ndihmon të jeni të shëndetshëm dhe rrit nivelet e energjisë. 100 gram mjedra përmbajnë 52 kalori. 2.  Bajamet Bajamet njihen si një ushqim i mirë falë përmbajtjes së tyre me fibra dhe proteina. Ato janë rregullatorë të mirë të indulinës dhe të sheqerit në gjak. Një studim zbuloi se ata që i konsumojnë kanë jetëgjatësi më të madhe se të tjerët, kryesisht prej 2.5 vite më shumë. 3.  Avokado Megjithëse është e ditur që ndikon në shëndet,avokadot përbëhen nga lëndë ushqyese, antioksidantë dhe nga përbërje të shëndetshme. Konsumimi i avokados ul nivelet e kolesterolit dhe ju bën të ndiheni më të plotë për më gjatë. 4. Rrushi i thatë Rrushi i thatë është një mënyrë e mirë për të ruajtur nivelet e energjisë të larta në një ditë pune. Ata ndihmojnë në tretje, forcojnë  kockat dhe shëndetin e gojës, dhe ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve. 5.  Fiku Fiku megjithëse nuk është zgjedhja e parë për një person, është një zgjedhje e mirë për një vakt në punë. Jo vetëm që është burim i mirë i mineraleve, antioksidantëve dhe vitaminave, por fiku i thatë njihet për rritjen e niveleve të energjisë. 6.  Boronica Boronicat janë testuar si një nga antioksidantët më të fuqishëm mes 60 frutave dhe perimeve. Konsumimi i tyre, ka një numër të konsiderueshëm përfitimesh. Boronica neutralizon radikalet e lira (kjo ndikon në sëmundje dhe plakje) ndihmon në reduktimin e yndyrës në stomak, dhe për të mbajtur të shëndetshëm sistemin urinar. 7.  Limoni Limoni është ushqim me avantazhe të mëdha. Përdoreni gjithmonë ate me caj ose në ujë, pasi limoni ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, humbjen e peshës dhe ju siguron një lëkurë të shëndetshme. 8.  Molla Një mollë në ditë mban larg doktorin, të gjithë jemi mësuar me këtë shprehje po sa prej jush janë në djeni të anëve positive që ajo ka? Mollët jo vetëm që ju sigurojnë dhëmbë të shëndetshëm, por ato ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe sëmundjes Alzheimer. Mollet janë një frut jo i shtrenjtë dhe janë të lehtë për tu marrë me vete në punë. 9.  Portokallet e freskëta Portokallet ndihmojnë në rregullimin e presionit të lartë të gjakut, ndihmën ndaj viruseve, forcimin e kockave dhe dhëmbëve dhe parandalojnë plakjen. Portokallet janë të pasura me vitaminë C dhe ndihmojnë në prodhimin e shëndetshëm të  qelizave të bardha të gjakut. Ju mund të pini lëng të freskët portokalli në punë ose thjesht të merrni një portokalle me vete dhe ta ndani në pjesë të vogla. 10. Karrota Vitamina A është jetësore për të gjithë shëndetin. Karrotat përmbajnë shumë vitamina të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shikimit dhe pasurojnë lëkurën tuaj. Gjithashtu, karrotat mund të ndihmojnë në ngjyrën e lëkurës dhe ndihmojnë në parandalimin e plakjes. Që të merrni përfitimet prej tyre, thjesht i prisni në pjesë të vogla dhe i merrni me vete në punë.