Postuar më: May 22, 2013
Me mbi një billion përdorues të regjistruar, vështirë se nuk do jetë dhe shefi juaj i regjistruar në facebook. Tani që e dini edhe ju që edhe shefi ka facebook, ju duhet të përballeni me situatën e pazakontë ku ndiheni të detyruar ti shtoni dhe ata mes miqve ose ata tju shtojnë ju dhe ju duhet të merrni vendimin ti pranoni apo jo.
KURRË MOS E NISNI JU TË PARËT KONTAKTIN
Le të tregojmë situatën numër një: ju nuk duhet asnjëherë të nisni të parët një kërkesë miqësie në facebook si një punonjës. Facebook-u është një rrjet social personal kështu që ju duhet ta mbani atë të tillë, përveçse kur keni një llogari profesionale të ndarë. Nëse doni të lidheni me shefin tuaj nëpërmjet një rrjetit social, mënyra më e mirë është Linkedin.
KUFIRI MES JETËS PERSONALE DHE PROFESIONALE
Numri më i madh i përdoruesve të facebook janë mjaft të hapur në llogarinë e tyre, duke vendosur foto dhe statuse personale. Nëse e përdorini facebook për të ndarë informacione personale të cilat do donit ti mbanit larg nga jeta profesionale atëherë është me rëndësi të vendosni ‘’rregullat e privatësisë’’ dhe mos të lidheni me shefin/menaxherin tuaj.
DËRGIMI I ‘KËRKESËS SË MIQËSISË’
Situata e dytë është kur shefi juaj ju dërgon një kërkesë miqësie në facebook. Nuk ka vend për panik, nuk është fundi i botës, nëse mundeni bëni llogarinë e facebook-ut private dhe ‘refuzojeni’ kërkesën. Me shumë mundësi shefi juaj as që do ju pyesë për këtë, gjithsesi edhe nëse ju pyet duhet të përgjigjeni me diplomaci duke i thënë se do donit ti mbanit të ndarë kontaktet personale nga ato profesionale.
‘’RREGULLIMET E PRIVATËSISË’ NË PROFILIN TUAJ (TIMELINE)
Nëse situata vazhdon dhe shefi ju dërgon një tjetër kërkesë miqësie, këshillohet të përdoren ‘’rregullimet e privatësisë’’ së Facebook-ut, ta pranoni kërkesën e shefit por me opsione shumë të kufizuara të mundësisë për të parë profilin. Ju mund ta bëni këtë duke u futur në Facebook dhe të shkoni tek ‘’rregullimet e privatësisë’. Zhvillimet më të fundit të profilit (timeline) të facebook i lejojnë përdoruesit të vendosin persona në lista të kufizuara dhe të kenë kështu akses vetëm në disa informacione apo fotografi.