Punëkërkues

DESHIRON TE BEHESH NJE PROFESIONIST I SISTEMEVE ERP?

Punëkërkues Këshillimi i karrierës

Info Business Solutions shpk, pjese e InfoSoft Group, ju ofron trajnim profesional ne implementimin e MICROSOFT DYNAMICS NAV/BUSINESS CENTRAL
Roli: Business Consultant

Microsoft Dynamics NAV/Business Central eshte zgjidhje e integruar ERP (Enterprise Resource Planning) zhvilluar nga lideri i sistemeve kompjuterike te menaxhimit per biznesin, Microsoft.
Nav/BC siguron nje platforme te besueshme dhe te qendrueshme e cila ndihmon ne menaxhimin e proceseve operacionale te kompanise duke filluar nga menaxhimi financiar dhe kontabel, zinxhiri i furnizimeve, menaxhimi i maredhenieve meklientet dhe shitjet, menaxhim inventari, etj.

Trajnimi profesional, do të kombinojë: Të mësuarit teorik dhe projekte praktike në mjediset tona të punës.

Do të jetë i organizuar në module dhe do të përfshijë: Punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.
Në dispozicion të pjesëmarrësve do të vihen: Materiale, Literaturë informuese, Udhëheqës për trajnimin.


Kohëzgjatja e këtij Programi Trajnimi do të jetë: 6 javë, në periudhën 01/09/2021 -15/10/2021, nga e
hëna në të premte, ora 15:00-18:00.

Pjesëmarrësit do të maten në perfomancë dhe do të vlerësohen gjatë gjithë trajnimit në fushat përkatëse që do të trajtohen.

KRITERET PËR PJESËMARRËSIT:

  • Diplomë Universitare (Bachelor ose Master) nëdegët: Informatikë, Informatikë Ekonomike, Finance-Kontabilitet ose ekuivalente.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.

Te gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë. (e cila vërteton njohuritë teknike dhe profesionale të tyre mbi përdorimin e kësaj platforme.)

Pjesëmarrësit të cilët do të identifikohen dhe do të kenë rezultate të larta në testet që do të kryhen, kompania do t’ju ofrojë: kontratë punësimi në rolin: Konsulent Biznesi.

Pagesa për pjesëmarrje në trajnim do të jetë 10,000lekë me TVSH dhe aplikimet do të pranohen deri më 28 gusht 2021.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni:

  • CV-në
  • Dokumente të tjera që vertetojnë kualifikimet tuaja.

në adresën: [email protected]

Pjesëmarrësit që plotësojnë kushtet e lartpërmendurado t’i nënshtrohen procesit të intervistimit dhe testimit nga departamenti ynë i Burimet Njerëzore.