Punëkërkues

Cilat jane 5 shenjat e "martirit" te punes.

Punëkërkues Psikologjia e punës

5 shenja që ju jeni një "martir" (dëshmor) i punës.

Nëse ndiheni të konsumuar nga puna juaj, merrni një moment për të pyetur veten pse.

Nëse përgjigjja juaj ka të bëjë më pak me nevojën tuaj për arritje dhe më shumë me “merakun” tuaj për t’u parë si e disponueshme, ka një shans që të jeni një martir i punës.

Ju nuk jeni të vetëm. Ka shumë punonjës që jetojnë për të punuar dhe nuk punojnë për të jetuar. Ata besojnë se janë të vetmit në kompani të aftë për të bërë punën e tyre (dhe ata shpresojnë që shefi i tyre ta vërejë këtë gjë). Për më tepër, martirët e punës besojnë se ata janë shumë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për kompaninë, për të marrë pushim.

E vërteta e hidhur është se të jesh martir i punës nuk bën mirë për shëndetin, marrëdhëniet madje edhe për pagën tuaj.

Nëse më shumë se një nga pesë tiparet e mëposhtme mund t'ju përshkruajnë, shanset që ju të jeni një martir, martir i punës janë të mëdha.

Është koha të ndaloni përndjekjen e vetvetes - ose ndoshta të gjeni një punë ku nuk duhet të vuani kaq shumë që të ndiheni të vlerësuar.

  • Ju i bëni presion vetes që të jeni vazhdimisht të disponueshëm

"Martirët e punës shpesh ngatërrojnë ambicien me numrin e orëve brenda dhe jashtë vendit të punës dhe disponueshmërinë 24/7, si metrikat e tyre për arritjen", thotë Roy Cohen, trajner i karrierës me bazë në New York dhe autor i Udhëzuesit për Mbijetimin e The Wall Street Professional.

Nëse ndjeni një nevojë të vazhdueshme për t'i treguar shefit tuaj dhe bashkëpunëtorëve tuaj se po punoni edhe gjatë kohës së pushimit, apo duke ardhur në zyrë ditën tuaj të pushimit - duhet të dini se në vend që të rrisni imazhin apo po punoni për rritje në karrierën tuaj, ju po dëmtoni veten duke vendosur pritshmëri aq të larta për veten sa që do të kapeni në një përsëritje të pafund të këtij modeli dhe pertej lodhjes nuk do të arrini atë që ju pretendoni.

Keshilla: Jepini prioritet detyrave më të rëndësishme.

Përqendrohuni në pikat më të rëndësishme të agjendës - ato që kanë rëndësi për të gjithë në kompaninë tuaj. Sigurohuni që të jeni të qartë në përparësitë e shefit tuaj, dhe harmonizoni punën tuaj me atë listë. Koha juaj e shpenzuar për të punuar me çështje të nivelit të lartë do të njihet dhe vlerësohet nga të gjithë, sepse në fund të fundit është cilësia e punës që vlen, jo sasia e orëve të punuara. Sa për pjesën tjetër të detyrave tuaja, pyesni shefin tuaj se çfarë mund të lini jashtë listës së gjërave derisa të keni më shumë kohë.

Gjithashtu, vendosni një rregull me veten që për disa orë do ta mbani larg vëmendjes punën - për shembull, nëse e kontrolloni emailin tuaj herë pas here edhe gjatë darkës, atëherë bllokoni njoftimet ose evitoni kontrollimin e emailit nga ora 20:00 e deri në mëngjes.

  • Shpesh jeni të stresuar

Martirët e punës zakonisht raportojnë se ndihen të stresuar në zyrë në krahasim me homologët e tyre. Meqenëse martirët e punës zakonisht sakrifikojnë nevojat e tyre fizike, emocionale dhe psikologjike për punën, ata do të përjetonjnë nivele të larta stresi, duke kontribuar në shëndet të dobët, vendimmarrje të dobët dhe ndoshta humbje të punës.

Ky stres mund të shfaqet si dhimbje koke ose pagjumësi, apo edhe infleksione më të shpeshta nëse hormonet tuaja të stresit janë mjaft të larta për të shtypur imunitetin tuaj.

Këshilla: Ushtrimi fizik është një nga mënyrat më efektive për largimin e stresit, prandaj bëjeni atë në mënyrë të rregullt dhe të shpeshtë. Për shembull, mbas konsumimit të drekës ju mund të bëni një shëtitje të gjatë me një nga kolegët tuaj, i cili do t'ju ndihmojë të mbani përgjegjësi ose të merrni pjesë vazhdimisht në një klasë joga apo të shkoni në palestër.

Por ka dhe mënyra të tjera për të zvogëluar stresin në punë duke e përfshirë veten me hobet që mund të keni - të tilla si meditimi, leximi, gatimi, muzika etj.

  • Ju nuk i besoni plotësisht bashkëpunëtorëve tuaj për të bërë një punë

A është një nga arsyet që puna juaj është kaq e gjatë dhe stresuese, sepse në thelb po bëni punën e një personi tjetër, ose dy, apo tre? Ju nuk e keni të thjeshtë të delegoni dhe preferoni më mirë ta bëni një punë nga fillimi në fund vetë. Një martir i punës beson se është personi i vetëm në kompani që mund të bëjë punën e saj dhe shpesh mendon se mund të bëjë punë të tjera më mirë sesa kolegët e saj.

Pavarësisht nëse ndjenja juaj e vetë-rëndësisë është e ligjshme, ka të ngjarë të jetë kundërproduktive. Ju po mësoni kolegun tuaj dembel. Ju jeni jashtëzakonisht i zënë. Dhe me siguri po i irritoni kolegët tuaj - madje edhe ata punën e të cilëve po bëni.

Martirët e punës shpesh kanë nevojë për të fituar vlerësim duke qenë në pozicionin e viktimës, thotë Ilene Marcus, CEO i Aligned Workplace në New York City dhe autore e Managing Annoying People. "Qëllimi i tyre është të bien në sy dhe ata do t'i bezdisin të tjerët pa mbarim me përrallat e tyre për dramën e vendit të punës", thotë Marcus.

Këshilla: Në vend që të valvitni flamurin e martirit të punës, bëni këtë: Buzëqeshni, merrni frymë thellë dhe pyesni një bashkëpunëtor, nëse mund t’ju ndihmojë. Kini më shumë besim tek kolegët dhe bashkëpunëtorët tuaj. Të delegosh detyra gjithashtu nuk do të thotë se ju jeni të paaftë. Në këtë mënyrë ju tregoni vlerësim për kolegë tuaj dhe se dini të menaxhoni më së miri punën.

  • Ju mendoni se duke kërkuar ndihmë ju bën të dukeni të paaftë

Kur ishte hera e fundit që i thatë shefit tuaj se ishit nën stres dhe duhej ndihmë për caktimin e përparësive? Nëse nuk mund të mbani mend, kjo nuk është një shenjë e mirë. Martirët e punës priren të marrin më pak ndihmë nga kolegët ose shefi i tyre, edhe kur ata kanë nevojë për të.

Ju ndoshta e mendoni si mënyrë të gabuar kërkimin e ndihmës, duke e barazuar atë me dobësi dhe paaftësi nga ana juaj. Ju mendoni të dorëzoni gjithçka, pa probleme, me një buzëqeshje në fytyrë gjithmonë. Pork jo është e paarritshme.

Këshilla: Pyesni shefin tuaj nëse mund të rekrutoni një bashkëpunëtor për t'ju ndihmuar në detyrat rutinë, në mënyrë që të përqendroheni në detyrat me përparësi, thotë Linda F. Ëilliams, një trajnere e jetës në Grand Rapids, Michigan.

Kjo i lejon bashkëpunëtorët të ndjehen të investuar dhe të bashkëpunojnë me ju se si t'i arrini më mirë qëllimet tuaja.

  • Përpjekjet tuaja shtesë duket se në të vërtetë nuk ju japin shpagim

Pra, ju po vendosni javë 60-orëshe dhe nuk keni parë një ditë pushimi që nga viti 2018, por keni kapërcyer gjithçka nga lista juaj e detyrave. Po ndiheni te lumtur? A po i bën të gjitha sepse dëshironi? A ka shprehur ndokush tjetër lumturi që po i bëni? A keni marrë një ngritje në detyrë vitin e kaluar që i njohu përpjekjet tuaja për të shkuar përtej?

Përpjekjet e shtuara të martirëve të punës shpesh dështojnë të përkthehen në shpërmblime. Ndërkohë që bashkëpunëtorët që marrin kohën e tyre të pushimeve, punojnë orë normale biznesi dhe krijojnë kufij të mirë me jetën e tyre personale mund të kenë përfituar tashmë shumë më shumë.

Prandaj hidhni një vështrim kritik në rezultatet e përpjekjeve tuaja. Nëse nuk ka një kthim të drejtë të investimit për “djersën e derdhur”, ju keni një problem. Dhe nuk dukeni mirë as tek të tjerët. "Kur duket se kaloni më shumë kohë se të gjithë të tjerët dhe nuk keni arritur domosdoshmërisht më shumë, mund të shiheni si të mangët", thotë Cohen.

Zgjidhja: Gjatë një prej takimeve tuaja të rregullta me shefin, shkoni të përgatitur me një listë të arritjeve tuaja dhe pyesni nëse ai ka një moment për të diskutuar performancën tuaj. Nëse ai/ajo është e entuziazmuar, pyesni për mundësinë e një rritjeje ose ngritje në detyrë. Nëse nuk e kërkoni, nuk do ta merrni. Nëse shefi është më pak i entuziazmuar, pyesni nëse mund t'ju ndihmojë të hartoni qëllime pune që do të çojnë në avancimin tuaj.

Kujdes!!!

  • Merrni ndihmë për të ikur që andej

Nëse të gjitha përpjekjet tuaja për të lehtësuar veten nga pozicioni i martirit të punës nuk funksionojnë, është koha të kërkoni një punë të re, një punë ku mundi juaj do të vlerësohet dhe shpërblehet, dhe ju nuk do të duhet të vuani kot.

Ju mund të regjistroheni në duapune.com për më tepër dhe mund të merrni njoftime për punë. Nuk ka asnjë arsye për të pritur një ditë tjetër në stres. Besojini mundësive të punës që ofrohen në duapune.com dhe vihuni në lëvizje tani.