Punëkërkues

Çfarë të bëni kur jeni të papunë

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Këshillimi i karrierës
Në kohëra të vështira si këto ndodh që, edhe pse në kërkim të një pune, shumë individë hasen vazhdimisht me vështirësitë e tregut. Por kjo s’do të thotë që duhet të hiqni dorë nga kërkimet dhe të prisni që puna e dëshiruar t’ju bjerë nga qielli.  Këto këshilla do t’ju ndihmojnë jo vetëm në pasurimin e cv-së suaj, por edhe që ju të ndiheni më mirë me veten. 1. Përditësohuni. Për sa kohë që jeni duke kërkuar punë, kthejeni në një “punë” përditësimin e vazhdueshëm në fushën tuaj të interesit. Ndoshta mund të filloni një kurs, të cilin mund t’ia shtoni cv-së suaj. Nëse paratë janë të pamjaftueshme për një kurs, lexoni dhe informohuni më shpesh. Edhe pse momentalisht pa punë , ju duhet të ecni me hapin e kohës. 2. Bashkëpunoni si vullnetar. Mund të punoni si vullnetar në një organizatë që vlerësoni dhe ku keni besim, ose të pranoni një stazh të papaguar në fushën tuaj. Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme të pranoni një stazh të papaguar kur keni disa eksperienca pune, ky do të jetë një arsye më shumë që do ju mbajë jashtë shtëpisë, do ju ndihmojë të krijoni një lloj rutine dhe t’i jepni qëllim ditës suaj. Por jo vetëm, ai ju jep mundësi të zgjeroni rrjetin e njohjeve dhe të punoni në ato aftësi që do t’ju ndihmojnë në punën tuaj të ardhshme. Punëdhënësi do jetë i kënaqur të dëgjojë se nuk jeni një person që harxhon kohën kot. 3. Punonjës të pavarur ose të përkohshëm. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do rrisni të ardhurat tuaja, por një punë e tillë i bën të kuptojë punëdhënësit tuaj të ardhshëm se jeni një person i motivuar dhe i disiplinuar, edhe atëherë kur jeni në kërkim të një pune. 4. Jepni mësim. Nuk janë të shumtë ata që mendojnë për këtë mundësi. Pavarsisht nga aftësitë që keni, ekzistojnë individë që kanë nevojë të mësojnë atë që ju dini. Do ketë gjithmonë dikush që ka nevojë për leksione matematike, ekonomie, apo të gjuhëve të huaja. Në cv-në tuaj, një aktivitet i tillë  i thotë punëdhënësit tuaj të ardhshëm se keni aftësi të mira komunikimi dhe mund të mbikqyrni të tjerët. 5. Hapni një blog profesional. Skrimi në një blog ju detyron të vazhdoni të shkruani dhe të përmirësoni aftësitë tuaja. Do të jetë një reklamë e mirë, nëse në të ardhmen një punëdhënës bën kërkime në google mbi ju. Por është edhe një mënyrë e këndshme për të krijuar lidhje me individë me të njëjtat pasione dhe interesa që keni dhe ju.