
Sipas disa studimeve të bëra, 93% e rekrutuesve ende bazohen te CV, megjithatë ata kontrollojnë edhe disa vende të tjera para se të shkojnë të aplikimi i drejtpërdrejt. Ndër to mund të përmendim: Referencat – 78% Rrjetet sociale – 56% Aplikimet e drejpërdrejta renditen të tretat, me 45% e më pas rekrutuesit e jashtëm me 38%.
Rekrutuesit nuk janë të interesuar për letrën tuaj të motivimit apo mesataren tuaj 56% e rekrutuesve pohojnë se hasin vështirësi në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar. Ndër to ata nuk përmendin si cilësore letrën e motivimit apo mesataren. Faktorët më të rëndësishëm janë “eksperiencë e mëparshme” dhe “përshtatje”, ndjekur nga “referenca”.
Rekrutuesit interesohen për prezencën tuaj në mediat sociale Studimi tregoi se 92% e rekrutuesve përdorin disa forma të medias sociale gjatë procesit të rekrutimit. Platforma më e vëzhguar ishte, padyshim, LinkedIn, e ndjekur më pas nga Facebook dhe Twitter.
Çfarë u pëlqen të shohin? Ndër gjërat që ju vlerësojnë negativisht janë konsumi i alkoolit (54%). Ndërkohë 25% shprehen se edhe postimi i selfie është një ide e keqe. Ndërkohë, ndër gjërat që u pëlqen të shofin janë detaje si për shembull: punë vullnetare, angazhim social apo profesiona (76%) si edhe gramatikë e përdorur mirë (72%).
Çfarë shohin të tjetër? - 74% duan të dijnë sa kohë keni qëndruar në punët e mëparshme
- 34% shohin nëse keni njohje të përbashkëta
- 30% shohin angazhimin në organizata profesionale
Këto shifra tregojnë se çfarë duhet dhe nuk duhet shpërndarë në rrjetet tuaja sociale. Tregohuni të kujdesshëm dhe keni për të parë rezultate.