Punëkërkues

Çfarë punësh mund të bëj me diplomën time

Punëkërkues
Diploma që aq shumë e keni pritur tani është në dorën tuaj, e fituar me vështirësi dhe me mund nga ana juaj. E mira është se nëse ju nuk keni planifikuar të studioni drejtësi, mjekësi, shkenca ekzakte ose arkitekturë, shumica e punëve nuk kanë nevojë për një diplomë specifike por për aftësitë, sjelljet, personalitetin dhe entuziazmin. Aftësitë tuaja të paprekshme si, aftësia për të mësuar, sinqeriteti, besueshmëria janë po aq të vlefshme sa aftësitë tuaja në këtë fazë të karrierës. Punëdhënësit do ta shohin diplomën tuaj si të rëndësishme dhe të denjë por ndoshta më pak të rëndësishme në krahasim me potencialin tuaj dhe se çfarë njeriu ju jeni. Krijoni një profil me aftësi Kur e keni vendosur se çfarë doni të bëni është mirë të analizoni aftësitë që ju keni fituar ose të indentifikoni mundësitë për të zhvilluar aftësi personale dhe akademike. Diploma juaj ju ka dhënë aftësi në disa nga fushat e mëposhtme. Mendoni se kur ju i keni përdorur këto aftësi dhe sa shumë mund t`ju duhen në karrierën tuaj. •         Puna në grup •         Leadership •         Komunikimi me gojë dhe i shkruar •         Gjuhët e huaja •         Ndërgjegjësimi •         Besimi te vetja •         Interneti •         Zgjidhja e problemeve •         Llogaritja •         Fleksibiliteti •         Kreativiteti •         Angazhimi Kthimi i aftësive në karrierë Një kuptim i mirë i aftësive tuaja i shton vlerë karierrës tuaj. Në qoftë se ju vërtet doni që të jeni të parët, diploma juaj nuk është gjithçka. Ajo ju ka dhënë ju besim dhe përcjell te të tjerët aftësinë tuaj për të mësuar e për të ndërmarrë një veprim. Fakti është se shumë të diplomuar ndjekin punë dhe karrierë që përshtatet me personalitetin e tyre, karakterin dhe qëllimet personale. Ajo çka ju duhet të vendosni është çfarë ju doni në të vërtetë për të bërë.