
Kur punoni në një mjedis profesional, është e nevojshme që të mbani një marrëdhënie të mirë me shefin tuaj. Gjatë karrierës suaj, ju do të jeni i/e detyruar të përballeni me situata ku do të jeni të prirur për të thënë diçka për shefin tuaj të cilat tju bëjnë të pendoheni në të ardhmen. Më poshtë keni një listë me shprehje dhe terma të cilat nuk duhet ti përdorni me shefin tuaj.
“Nuk mund t’a bëj këtë” Duke demostruar një sjellje të tillë ndaj një detyre të caktuar, ju tregoni se jeni një person i paaftë dhe me mungesë besimi në vetvete. Në rast se përballeni me një detyrë të cilën nuk mund ‘ta realizoni, bëni të paktën një përpjekje për ta kryer atë, dhe më pas, kërkoni ndihmë dhe mbështetje, në vend që thjesht ta refuzoni atë. Nëse shefi juaj ju ka caktuar një objektiv, qëndroni pozitiv dhe bëni maksimumin tuaj për ta arritur atë.
“Kjo nuk është brënda përshkrimit të punës sime” Nëse ju është caktuar një detyrë e cila nuk është brenda hapsirës së punës që ju bëni, mos e refuzoni atë. Mund të jetë një test për të sa e meritoni ju një ngritje në detyrë, ose mund t’i provoni shefit tuaj sa i aftë jeni të punoni nën presion.
“Isha shumë i dehur mbrëmë” Sado që të jeni kënaqur mbrëmjen e kaluar, disa detaje nuk janë të nevojshme të ndahen me shefin tuaj ditës tjetër. Nëse flisni për aventurat natës së kaluar, demonstroni një sjellje joprofesionale dhe mund të portretizoni një imazh negativ përpara shefit tuaj. Është e rëndësishme që të mbani marrëdhënien me shefin brenda kufijëve profesional.
“Nuk paguhem mjaftueshëm për këtë punë” Edhe nëse mendoni se keni ngarkesë të madhe pune dhe nuk paguheni mjaftueshëm, shprehje të tilla do t`jua zvogëlojnë mundësinë për tu promovuar në kompaninë ku punoni. Këto shprehje tregojnë se juve ju intereson vetëm lekët ; edhe nëse kjo është e vërtetë, ju gjithmonë duhet të tregoni profesionalizëm në punë.
“Kjo punë është e mërzitshme” Shumë punonjës hyjnë në punë duke menduar se ata do të pëlqejnë punën, por ajo që ndodh shpesh është që ata përfundojnë duke mos e pëlqyer atë, madje ndonjëherë mund t`ju duket edhe e mërzitshme. Nëse ky është rasti, atëherë është e rëndësishme të ruhet një pamje profesionale, duke mos harruar se jeni duke u paguar për detyrat që kryeni. Të ankuarit tek shefi juaj nuk do të ketë veç se impakt negativ.
“Psherëtimë” Kjo nuk është diçka që thuhet, por është një akt që tregon qëndrimin tuaj ndaj punës, detyrës dhe kompanisë. Psherëtima asnjëherë nuk duhet të vijë si një përgjigje nga ju. Jo vetëm që tregon mos respektim të eprorit tuaj, por edhe shenja të një agresiviteti pasiv. Më lart janë vetëm disa nga frazat që ju nuk duhet të thoni me shefin tuaj, megjithatë, kjo nuk është një listë përfundimtare. Është e rëndësishme që të mbani qëndrimin tuaj dhe qasje profesionale në punë në mënyrë që të perceptoheni si një punonjës i aftë.