
Një CV është mënyra më e mirë për ti dhënë rekrutuesve një përshtypje profesionale të vetes. Është e rëndësishme që ju të dini se cilin informacion të përfshini dhe të mos përfshini në CV-në tuaj në mënyrë që ta portretizoni veten tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Më poshtë janë disa shembuj të informacioneve që ju nuk duhet të përfshini në CV-në tuaj:
Informacion personal Informacioni personal si statusi civil, pikëpamjet fetare dhe opinionet mbi ndonjë çështje pikante duhen shmangur nga CV-ja juaj. Këto informacione mund të çojnë në diskriminime të cilat mund të ulin mundësinë tuaj për të qenë i punësuar. Duke përfshirë këto informacione ju mund të shkoni në një dështim të plotë.
Foto Fotoja e madhe gjithashtu është e pakëshillueshme sepse tërheq vëmendjen nga teksti. Nëse puna ku ju po aplikoni përfshin aktrimin, modelimin apo punë promovuese atëhere foto është e rekomandueshme.
Informacion i papërshtatshëm Duke përfshirë informacion të papërshtatshëm ju do të mërzisni lexuesin dhe do ta dekurajoni atë për të lexuar më tej. Rekrutuesit zakonisht harxhojnë 20-30 sekonda për të marr një vendim mbi CV-në. Nëse CV-ja juaj është mbushur me informacione të papërshtatshme, rekrutuesi do të jetë i painteresuar për CV-në tuaj.
Shumë faqe CV-ja duhet të ketë 1-2 faqe gjatësi në varësi të ekperiencës që ju keni patur apo të punës që po kërkoni. Nëse ju sapo jeni diplomuar atëhere CV-ja juaj nuk duhet të jetë më e gjatë se 1 faqe. Nëse keni 5-10 vjet ekperiencë atëhere maksimumi i faqeve të rekomanduara është 2. Rekrutuesit nuk kanë kohë të kalojnë faqe të tëra informacioni. Kjo mund të ndikojë negativisht te ju gjatë proçesit të rekrutimit.
Referencat Përfshirja e referencave në CV-në tuaj është harxhim hapësire. Do te mjaftonin vetëm emrat e personave të cilëve ju i keni raportuar dhe kontaktet e tyre Nëse rekrutuesi kërkon referenca të shkruar, sigurisht që ju do t`ia jepni ato por përfshirja e këtij informacioni është i panevojshëm dhe i tepërt.