
Gjithçka fillon përpara se ju të thoni fjalët tuaja të para. Intervistuesit ju vlerësojnë që në momentin që ju ecni në zyrë dhe se si i lëvizni duart tuaja. Kështu ju duhet të jeni të kujdesshëm për mënyrën se si dukeni dhe çfarë jeni duke bërë. E rëndësishme është të kontrolloni të gjitha sinjalet verbale dhe jo-verbale që jeni duke dhënë dhe ti jepni me kujdes përgjigjet tuaja, të cilat i keni pregatitur me kujdes.
Rrini sa më të qetë Flisni më avash se sa flisni normalisht. Situata që ndodheni do ju bëjë të flisni më shpejt por nëse përqëndroheni në shqiptimin e fjalëve tuaja individuale do mund ta kontrolloni veten dhe të flisni me shpejtësi normale. Fokusohuni. Ju nuk nodheni në intervistë për tu argëtuar, por jeni atje për të kërkuar një punë. Përqëndrohuni në këtë çështje dhe lini çdo mendim tjetër.
Sinjalet jo-verbale Përpiquni të silleni sa më natyrshëm. Mundohuni ti keni duart e thata dhe të ngrohta. Në qoftë se jeni tip që keni stres atëher përpiquni ti ngrohni duart me ujë të ngrohtë përpara se të shkoni dhe nëse stresi ju bën duart shumë të ngrohta atëher bëni të kundërtën. Mos rrini shtrembër në karriken tuaj, qoftë dhe në dhomën e pritjes. Ecni dhe uluni drejt. Nëse jeni i shqetësuar për sjelljen tuaj uluni përpara një pasqyre në shtëpi dhe shihni se si dukeni. Pozicion i ulur vertikal jep një përshtypje të mirë, kështu ju mund ta praktikoni dhe këtë. Gjithmonë shikoheni rekrutuesin në sy por jo në mënyrë dyshuese. Qëndroni sa më të sigurtë dhe mos i ngulni sytë në tokë. Shmangni nervozizmin sepse kjo është shenjë e dikujt që ka diçka për të fshehur. Nëse ka më shumë se një intervistues, sigurohuni që të shikoni te secili prej tyre kur i përgjigjeni pyetjeve, dhe mbajini sytë në fytyrën e tyre, mos u shpërqëndroni në pjesët e tjera të trupit të tyre. Nëse doni të dini se çfarë bëni me duart tuaja shikoheni veten në pasqyrë kur jeni duke folur në telefon. Ka shumë mundësi të bëni të njëjtat xheste kur jeni duke folur me intervistuesit. Është mirë të flisni dhe me duar por mos e teproni sepse do të dukeni sikur jeni duke drejtuar trafikun. Mos luaj me flokët, thonjtë, stilolapsin apo karrigen, mos tundni gjunjtë, mos lëvizni këmbët apo dicka tjetër. Këto veprime nuk janë për njerëz normal dhe do ti shkëpusni rekrutuesit nga ajo që jeni duke thënë. Kujdesuni për mënyrën se si jeni ulur, se si po lëvizni pra për përshtypjen e jashtme që jeni duke dhënë. Buzëqeshni nganjëherë, kjo do t`ju bëjë të ndiheni më mirë.