Punëkërkues

Çfare na pret pas nje dite te lodhshme?

Punëkërkues Psikologjia e punës

Çfarë mund të bëni në shtëpi për të relaksuar muskujt pas një dite të gjatë në punë…?


Dush të nxehtë. Terapia që një dush i nxehtë i bën trupit tuaj është mahnitëse. Merrni kohën e nevojshme për të marrë frymë thellë ndërkohë që jeni në dush pasi kjo do relaksojë dhe heqë tensionin e të gjithë trupit.
Çaj të ngrohtë. Çaji i kamomilit njihet si një relaksues i muskujve.
Shmangni uljen para një kompjuteri. Edhe pse kjo duket mëse e pritshme, do suprizoheshit nëse do dinit se sa njerëz ulen përpara kompjuterit për të kaluar kohën në internet dhe në Facebook kur shkojnë në shtëpi pas pune. Nëse këto janë gjerat që ju relaksojnë, krijoni një atmosferë të rehatshme ose nëse është e mundur përdorni një laptop.

Mbani mend se këto gjëra të vogla bëjnë ndryshimin në mënyrën se si do të ndiheni gjatë gjithë javës. Bëjini vetes një favor dhe shpenzoni disa minuta kohë çdo ditë për të ndjerë qetësi dhe për të qenë produktivë!

“Miku juaj për punë dhe karrierë” – duapune.com