Punëkërkues

Çfarë mendojnë kolegët për ty?

Punëkërkues Këshillimi i karrierës

Kaloni shumë kohë bashkë, por ata vazhdojnë të jenë një mister për ju? Duke filluar nga sot do mësoni t’i deshifroni edhe kur nuk flasin.

Ky mini-udhëzues ju shpjegon si të interpretoni mendimet dhe sjelljen e personave që punojnë përkrah jush çdo ditë. Disa herë, për shkak të situatave apo respektit që ekziston në një ambient pune, natyra e vërtetë e personave është e fshehur, por ekzistojnë disa “truke” për të kuptuar gjërat e pathëna. Mjafton një lëvizje e trupit, një shikim më tepër dhe mund të zbulohet gjithçka, por ekspertja e sjelljes Brigitte Marx-Lang, na lajmëron: “Asnjëherë mos gjykoni një person vetëm për shkak të një gjesti ose një veprimi sepse duhen marrë gjithmonë parasysh faktorë të ndryshëm për të kuptuar çdo situatë”. Këto janë këshillat e saj për të kuptuar gjuhën e trupit.

  • Konsideroheni si një person jo kompetent kur ju ndërpresin sa herë që flisni: është një sinjal i qartë që nuk vlerësoheni sa duhet.
  • Ju konsiderojnë si përtac nëse nuk keni reagime instinktive, ose kur jeni pak si “i qetë”: kjo merret si mungesë dëshire për të punuar.
  • Nuk kanë shumë besim te ju nëse dukeni “fëminor” ose flisni me “zëra kalamajsh”.
  • Konsideroheni pak si shumë i apasionuar pas punës dhe keni etje për pushtet nëse kaloni pjesën më të madhe të kohës tek tavolina e kolegut tuaj, duke e zgjedhur dhe muzikën që ai duhet të dëgjojë.
  • Ngjani arrogantë nëse ngrini shpesh vetullën ose cepin e buzës: asimetria e fytyrës shihet si një shenjë përçmimi dhe antipatie.
  • Konsideroheni të turpshëm nëse qëndroni shpesh me krahët e kryqëzuara, nëse nuk shikoni në sy të tjerët dhe flisni me zë të ulët.