Punëkërkues

Çfarë janë “të dhënat masive” dhe si ndikojnë ato në kërkimin e një pune

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Foto 46Fjala më e përhapur në botën e biznesit këto kohë është “të dhëna masive”. Edhe pse ky koncept nuk është shumë i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë, për kompanitë e mëdha ai është shumë i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për punësimin. LinkedIn Ndoshta burimi i vetëm i të dhënave masive për punëdhënësit është LinkedIn. Ajo që i klasifikon të dhënat si “masive” është aftësia e kompjuterit për të lexuar dhe renditur të dhëna. Shumë punëdhënës të kompanive të mëdhaja, e përdorin LinkedIn në këtë mënyrë: Ata paguajnë LinkedIn për të plotësuar një listë me të gjitha profilet e individëve të cilët plotësojnë disa kritere të vendosur nga punëdhënësi si: vendbanimi, edukimi, eksperiencat e mëparshme, numri i rekomandimeve etj. Për përdoruesit e LinkedIn që kanë një karrierë të suksesshme, kjo është një mundësi e mirë. Thjesht duke patur disa eksperienca të mira të mëparshme, juve ju vijnë oferta të mira për punë, edhe pse ndoshta nuk jeni duke kërkuar një të tillë. Po për përdoruesit që sapo kanë filluar karrierën e tyre, apo ata që kanë thjesht një diplomë universiteti? Për ta situata është pak më vështirë, pasi ata do të kontaktohen vetëm nga punëdhënës që synojnë individë të tillë. Punëdhënësit kërkojnë informacion edhe brenda kompanisë Një tjetër burim i të dhënave masive në botën e punësimit janë dosjet e çdo punonjësi brenda kompanisë. Në kompanitë e mëdha, sistemi i burimeve njerëzore mund të jetë realisht një thesar informacioni. Për shembull, Gate Gourmet, një kompani e madhe në Amerikë, analizoi të dhënat e brendshme të sistemit të punësimit në kompani dhe ata kuptuan se arsyeja kryesore pse punonjësit largoheshin nga puna ishte largësia e kompanisë nga vendi i tyre i banimit. Kështu që kompania filloi të targetonte kandidatë që jetonin më afër kompanisë. Mediat sociale? Ndoshta është e çuditshme, por faqe si Facebook, Tëitter dhe Instagram nuk janë domosdoshmërisht të përdorura si burim i të dhënave masive. Faqet e rrjeteve sociale mund të kontrollohen vetëm në rastet kur punëdhënësi kërkon të shohë ndonjë element të rëndësishëm. Megjithatë, në përgjithësi punëdhënësve nuk iu intereson se çfarë bëni ju gjatë fundjavës. Në fakt disa kompani kanë filluar të përdorin procese automatike të bazuar në algoritme, për të skanuar mediat sociale. Po çfarë nënkupton kjo për një punëkërkues? Disa këshilla për ju si punëkërkues në lidhje me të dhënat masive i gjeni më poshtë:
  • Krijojeni shpejt CV-në tuaj, që në fillimet e karrierës, duke përmendur çdo eksperiencë, të paguara apo vullnetare.
  • Përditësojeni profilin tuaj në LinkedIn vazhdimisht.
  • Kërkoni për veten në Google dhe shikoni rezultatet.
  • Çdo profil që mund të keni online përshtateni me kërkesat e pozicionit të punës që dëshironi.
  • Në faqet sociale mbajeni informacionin personal në mënyrë private, mos e ndani me të tjerët.
  • Mund t’ju drejtoheni vetë rekrutuesve dhe t’i pyesni se çfarë ata kërkojnë nga një kandidat.
  • Të vizitoni të gjitha portalet ku publikohen vende pune online dhe të bëheni pjesë e komunitetit të tyre për tu informuar me sa më shumë informacione për punë si për shembull duapune.com