
Ju keni parë një njoftim pune që ju duket i përshtatshëm, në një kompani që ju pëlqen. Para se të aplikoni për këtë vend pune, duhet të keni disa gjëra parasysh, të cilat mund t’ju rrisin shanset për ta fituar atë pozicion.
- Lexoni me kujdes kërkesat për vendin e punës
A e plotësoni pjesën më të madhe të tyre? Sipas punëdhënësve, gati 75% e aplikimeve për punë, vijnë nga kandidatë të pakualifikuar. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i plotësoni domosdoshmërisht të gjitha kredencialet e listuara. Thjesht bëjeni të ditur që keni të gjitha aftësitë dhe eksperiencën e nevojshme për të kontribuar dhe për t’ia dalë me sukses në atë punë.
- Zbuloni në qoftë se ndonjë i njohuri juaj punon aty
Njohja e një personi, qoftë edhe të largët shërben si avantazh për ju. Ata mund t’ju tregojnë rreth punëdhënësit tuaj, apo mund t’ju flasin për pozicionin për të cilin po aplikoni. Pra, përdorni Facebook, LinkedIn dhe rrjete të tjera sociale për të zbuluar në qoftë se njihni dikë që punon aty, apo ka punuar më parë.
- Bëni kërkime për kompaninë
Sipas punëdhënësve, një nga gabimet më të hasura nga kandidatët është mospasja e informacionit rreth kompanisë në fjalë, çfarë produkti apo shërbimi shet. Aplikimi juaj duhet t’i përshtatet nevojave specifike të kompanisë ku doni të aplikoni, pra duhet të merrni sa më shumë informacion të mundeni rreth saj. Lexoni website-in e kompanisë, kërkoni në Google për lajme apo artikuj, kërkojini në rrjete të ndryshme sociale.
- “Pastroni” profilet tuaja online
Në qoftë se aplikimi juaj rezulton i suksesshëm, punëdhënësit mund t’ju kërkojnë në Google, dhe në rrjete të ndryshme sociale. Sigurohuni që çdo e dhënë personale apo profesionale në rrjetet tuaja sociale të përkojë me ato që ju keni shkruar në rezyme.
- Jepjani dikujt CV-në për ta lexuar
Gabimet gramatikore i ndodhin kujtdo. Shpeshherë është e vështirë t’i dalloni vetë. Prandaj, një zgjidhje për këtë problem është t’ia jepni rezymenë tuaj një personi tjetër, i cili e sheh me një sy më kritik.
- Bëni kërkime për rrogën e mundshme
Në momentin që ju kaloni fazën e parë të aplikimeve, mund të pyesni për rrogën e mundshme. Edhe vetë punëdhënësit duan të dijnë në qoftë se keni të njëjtat kërkesa si ata, kështu që edhe ata nuk humbasin kohë me kandidatë që nuk mund t’i përballojnë ekonomikisht. Sigurohuni që ta njihni rrogën për vendin e punës për të cilin po aplikoni. Demonstroni që ju jeni të aftë për atë punë, merrni sa më shumë njohuri për atë kompani, kini një prezencë profesionale, një rezyme të mirë dhe jini të sigurt që do e fitoni pozicionin e dëshiruar. Mos harroni që sa më herët të dërgoni aplikimet tuaja, aq më shumë mundësi për t’u pranuar keni.
Prandaj, e hëna është dita më e mirë për të aplikuar për një punë.