Punëkërkues

Balanca punë-jetë

Punëkërkues Psikologjia e punës Punëdhënës Këshillimi i karrierës
Balanca punë-jetë është mënyra efektive e menaxhimit midis punës së paguar dhe aktiviteteve te tjera që janë të rëndësishme për ne- duke përfshirë kohën e shpenzimeve me familjen, duke marrë pjesë në sport dhe aktivitete të tjera ose duke marrë pjesë në studime të mëtejshme. Kërkimet tregojnë se përmirësimi i raportit të jetës tonë të punës dhe jetës jashtë punës mund të sjellë përfitime reale për punëdhënësit dhe të punësuarit. Kjo mund të ndihmojë në ndërtimin komuniteteve të forta dhe bizneseve prodhuese.  Të punësuarit e kompanive që e zbatojnë praktikën balancë-jetë kanë këto përfitime të rëndësishme: •    Janë në gjëndje për të menaxhuar në mënyrë efektive përgjegjësitë e shumta në shtëpi, punë dhe komunitet. •    Janë në gjëndje të punojnë në mënyra më fleksible kështu që menaxhimi i të ardhurave, manaxhimi i familjes dhe angazhimet e tjera të bëhen më të lehta. •    Janë pjesë e një vendi pune me staf me vlera dhe besues. Punonjësit duan të kenë: Një cilësi të mirë jete, një punë të kënaqshme dhe karrierë në rritje, trajnim dhe zhvillim, shëndet të mirë, edukim të mëtejshëm, më shumë lekë, kohë për të udhëtuar, kohë për familjen dhe miqtë, kohë për të bërë hobet e tyre. Për ti arritur të gjitha këto duhet një balancë e mirë punë-jetë.