Punëkërkues

Avancimi në karrierë në një periudhë të vështirë ekonomike, është koha të bëheni pronar i vetes tuaj!

Punëkërkues Punëdhënës Këshillimi i karrierës
Duke marrë parasysh reçesionin e dyfishtë dhe parashikimet e zymta ekonomike, kjo ka bërë të mundur krijimin e një periudhe jashtëzakonisht të vështirë për individët që të sigurojnë një vend pune; prandaj avancimi në karrierë ka bërë një hap prapa dhe është bërë i paarritshëm. Për secilin prej nesh që urren të qënit “të mbërthyer në një ulluk”opsioni më i vlefshëm për të avancuar në karrierë është të hapësh një biznes tëndin! Ky nuk është domosdoshmërisht opsioni më i lehtë për tu arritur dhe nuk është diçka që çdo njeri është i aftë për të arritur suksesin, por është vërtetuar se kjo është mënyra më e mirë për të menaxhuar drejtimin e karrierës personale, madje edhe në periudhë të vështirë ekonomike. Proçesi i krijimit të një biznesi personal mund të jetë si një fushë e minuar për ata individë që nuk i njohin proçedurat e biznesit dhe në aspektin praktik, megjithatë me qëllim që ju të krijoni një ide sesi mund të realizohet biznesi shikoni kërkesat në tregun e punës, atëherë ju mund të shikoni fitimet dhe rëniet në biznesin tuaj. Më poshtë janë pasqyruar disa nga hapat kryesore që duhet të ndërmerren në momentin kur ju largoheni nga puna juaj për të filluar një biznes personal: •    Bëni disa kërkime mbi tregun e punës dhe  më pas  planifikoni nëse ideja juaj për hapjen e një biznesi do të jetë e mirëpritur në treg. •    Krijoni një plan solid për biznesin tuaj për të gjetur tregun që keni synuar, kostot e përfshira dhe mjetet financiare që ju nevojiten. •    Para se të largoheni nga puna juaj, ju duhet të keni mbështetjen e bankave dhe të investitorëve për të financuar themelimin e biznesit tuaj. Është e rëndësishme që ju të keni një bazë të sigurt për të krijuar biznesin tuaj para se të lini punën që keni. •    Gjeni financime! Ky është një ndër faktorët më të rëndësishëm për ngritjen e një kompanie. Pa kapital, ju nuk do të jeni në gjendje për të blerë materialet e nevojshme, të paguani tarifat e avokatit ose të kontabilistit ose edhe për të marrë linçensimin përkatës për ngritjen e një kompanie. •    Nëse ky është biznesi juaj i parë, ju do të keni nevojë për një avokat dhe një kontabilist shumë të mirë që tju çojë në rrugën e duhur dhe tju këshillojë që të ndërmerrni hapat më të mirë për biznesin tuaj. •    Juve do tju duhet të vendosni në një strukturë biznesi, dmth pronësi e vetme ose ortakëri, dhe për të gjetur vendin më të favorshëm për të regjistruar biznesin tuaj. Gjithashtu ju duhet të merrni në konsideratë implikimet tatimore dhe proçedurat e rregjistrimit që janë të zbatueshme në çdo vend. •    Liçensimi është një hap thelbësor për hapjen e një biznesi të ri. Në varësi të produkteve që do të shisni ose shërbimeve që do të dëshironi ofroni, ju duhet të merrni llojin e duhur të liçensimit për biznesin tuaj nga organi rregullativ përkatës. Duke ndjekur hapat e mësipërme, ju do ta keni më të lehtë të krijoni një biznes të ri dhe të suksësshëm, edhe pse në një periudhë të vështirë ekonomike.