
Ju ndoshta keni dhënë më shumë informacone profesionale kur jeni përpjekur të jeni më shumë miqësor me shefin ose mund ta keni tejkaluar në festën e punës duke thënë se cfarë nuk doni në punën tuaj. Të gjitha këto mund t`ju kushtojnë punën.
Shikoni më poshtë dhe zbuloni se çfarë nuk duhet ti thoni shefit tuaj. Mos thoni informacione personale në lidhje me veten tuaj Kjo përfshin preferencat seksuale, fenë, moshën apo çështjet familjare të cilat mund të jenë kundra jush. Shumë punëdhënës e bazojnë vendimin e tyre duke përdorur informacionet personale që mësojnë.
Mos i thoni shefit nëse keni ndjenja për të Mund të ndodhë që shefi juaj ose shefja mos të ketë të njëjtat ndjenja si ju. Madje shefi juaj mund të jetë i martuar ose në një mardhënie dhe kjo do të shkatërronte çdo gjë.
Kur thoni një justifikim, mos thoni gjithmonë të vërtetën Kur nuk arrini të përfundoni diçka në orarin e punës, tregohuni i sinqertë dhe tregoni shefit të vërtetën. Por kur shefi ju kërkon të qëndroni vonë të premten ndërkohë që ju keni lënë diçka tjetër thjesht dyfishoni arsyet se pse nuk mund të rrini më vonë.
Asnjëherë mos i thoni shefit për të ardhurat tuaja Kjo është e rëndësishme. Nëse i thoni shefit se sa të ardhura merr partneri juaj atëherë ai mund të mendojë se ju nuk keni realisht nevojë për promovim dhe ai mund të promovojë dikë tjetër.
Mbajeni punën tuaj të dytë sekrete Mos i thoni kolegëve tuaj rreth punës suaj të dytë, si dhe sigurisht shmangeni këtë nga shefi juaj! Të kesh një punë të dytë është shpesh e ndaluar në disa kontrata pune, kështu ju mund të futeni në probleme serioze nëse keni një punë të dytë dhe flisni për të.