
Nëse po mendoni të lini punën, ju mund të jeni duke e pyetur veten nëse është momenti i duhur ose jo. Nga njëra anë ju ndiheni të trishtuar me punën aktuale, ndërsa nga ana tjetër i thoni vetes “po pres edhe pak se ndoshta është koha për një ngritje në detyrë”. Ky është një vendim tejet personal, megjithatë, më poshtë parashtrohen disa situata të cilat duhet ti merrni parasysh.
Situata1: Ju nuk paguheni sa duhet. Nëse kjo është e vetmja arsye e cila ju bën të konsideroni të lini punën atëherë duhet të konsideroni disa alternativa të tjera. Të lënit të punës për shkak të mospëlqimit të pagës rrallë konsiderohet si një vendim i mirë. Përpiquni të gjeni mënyra të tjera për të marrë atë që doni. Kërkoni t`ju ngrenë në detyrë. Bëni një kërkim në tregun e punës në mënyrë që të informoheni mbi shumën që paguhet pozicioni juaj aktual nëpër kompanitë e tjera. Vlerësoni nëse keni njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme për shumën që kërkoni (tregohuni të sinqertë me veten). Nëse po, atëherë ia parashtroni këtë gjë shefit, së bashku me një listë me arritjet tuaja. Gjithmonë duhet të justifikoni kërkesat tuaja me ato çka keni arritur për ti merituar ato. Kërkoni për një pozicion tjetër brenda kompanisë ku punoni. Nëse pozicioni aktual nuk ju mundëson ngjitje të mëtejshme në shkallët e karrierës, konsideroni të aplikoni në një tjetër rol brenda kompanisë. Nëse nuk ka vende të lira në departament, kontrolloni në intranetin e kompanisë për vende vakante. Pyesni kontaktet tuaja të brëndshme, nëse egziston mundësia e lirimit të ndonjë pozicioni në të ardhmen, ose, nëse paratë janë shqetësimi juaj i momentit, kërkoni për një punë me kohë të pjesshme. Në këtë mënyrë ju nuk keni përse e lini punën, dhe njëkohësisht, do të fitoni më shumë para.
Situata2: Shefi ju abuzon verbalisht. Nëse mbikëqyrësi juaj ju thërret emra te shëmtuar dhe ju bërtet, atëherë mund të jetë koha për të gjetur një punë tjetër. Ju nuk duhet të toleroni një sjellje të tillë, por nga ana tjetër, juve keni nevojë për punën tuaj. Abuzime të ketij lloji ju ulin moralin, madje ndikojnë për keq edhe për shëndetin tuaj, kështu që është më mirë të filloni të kërkoni për një punë tjetër. Përpiquni të jeni të qetë kur shefi juaj ju sulmon, dhe mos e ushqeni zjarrin. Bëni punën tuaj derisa të mund të japni dorëheqjen.
Situata 3: Po dilni me një koleg. Në varësi të politikave mbi marrëdhëniet në kompaninë tuaj, ju mund të jeni duke vënë në rrezik punën tuaj duke u përfshirë në një lidhje me një bashkëpunëtor/re. Mund ose jo t`ju pushojnë nga puna nëse e zbulojnë diçka të tillë. Edhe pse disa kompani kanë politika shumë strikte mbi këtë çështje, ndonjëherë preferojnë të bëjnë sikur nuk janë në dijeni, sidomos nëse jeni të dy shumë punëtorë dhe nuk e ngatërroni punën me romancën tuaj. Konsultohuni me menaxherin e Burimeve Njerëzore mbi këtë çështje. Ju mund të arrini të merrni një rekomandim të vlefshëm, dhe kështu mund të ruani punën tuaj, dhe gjithashtu të shijoni dashurinë e re të sapo-gjetur.
Situata 4: Nuk ju kanë paguar prej javësh. Nëse kompania për të cilën ju punoni është vonuar prej disa javësh në dhënien e rrogës, dhe ndërkohë ju premton se do të paguheni së shpejti, ky nuk është sinjal i mirë. Në më të shumtat e rasteve kjo situatë nuk përfundon mirë, kështu që vazhdoni të insistoni të paguheni, dhe ndërkohë filloni menjëherë të kërkoni për një punë tjetër.