
1. Mos tregoni mungesë interesi apo entuziazmi. 2. Mos theksoni rëndësine e parave si interesin tuaj parësor për punën. 3. Mos pretendoni shumë për një kohë të shkurtër - tregohuni të hapur ndaj idesë për të filluar nga poshtë dhe të punoni për tu ngritur lart. 4. Mos fajësoni punëdhënësin e mëparshëm, komentet mundohuni t'i keni sa më pozitive. 5. Mos u tregoni të pavendosur, jo tolerantë apo me paragjykime. 6. Mos shkoni me vonesë në intervistën e punës. 7. Mos u tregoni kontradiktor në përgjigjet tuaja. 8. Mos pini cigare, mos përtypni çumëakiz edhe nëse të ofrohet apo nëse intervistuesi bën të njëjtën gjë, si dhe hiqni zilen e celularit.