Postuar më: March 25, 2021
Nëse dëshironi të merrni një “po” nga një konsumator, mbani shënim këto strategji për t’i fituar njerëzit. Fjala “influencer” përdoret shumë në biznes, por si funksionon me të vërtetë fuqia e bindjes? Një studim i Everreach shpjegon elementët që kompanitë përdorin për të ndikuar tek klientët e tyre për të marrë atë “po-në” që duan. Për biznesin, parimet e “reciprocitetit” dhe “mungesës” janë faktorë të mëdhenj në lojën e bindjes.
Klientët janë më të prirur të vlerësojnë biznesin tuaj, në rast se u jepni diçka të personalizuar ose të papritur. Në të njëjtën mënyrë, ata priren të duan gjëra që nuk janë kudo, prandaj ofertat me kohë të kufizuar priren të jenë një pikë e lartë e shitjes.
Klientët gjithashtu pëlqejnë të ndihen të sigurt. Kompania juaj mund të ndërtojë një marrëdhënie të qëndrueshme duke theksuar “njohuritë” dhe “autoritetin” tuaj në industri. Mundohuni t’i jepni shërbimit tuaj një periudhë prove, duke i lejuar klientët tuaj të ardhshëm të kenë një angazhim të vogël për të filluar.
Çfarë na bën të themi PO? Studiuesit janë përpjekur t’i përgjigjen kësaj pyetjeje për 60 vjet dhe nuk ka dyshim që “të bindësh” është shkencë. Këtu janë gjashtë faktorë universalë që do të drejtojnë vendimet tona >> Lexo këtu
Burimi BusinessMag