
Të kesh një dëshirë të madhe për të gjetur një punë, është një element kyç për të vazhduar përpjekjet për kërkimin e një pune në një treg të vështirë. Kjo dëshirë (dhe shpeshherë edhe nevojat financiare) të motivon të vazhdosh kërkimet, pavarësisht refuzimeve që përballemi gjatë rrugës. Megjithatë, shfaqja e kësaj dëshire në formën e një dëshpërimi mund ti pengojë njerëzit si dhe t'i ndalojë ata të vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar një punë.
Si mund ta shmangim këtë situatë? Ja 6 këshillat:
Mjaft u justifikove për pasiguritë e tua Mos fillo të justifikohesh për punën e mëparshme “I gjithë grupi im u pushua nga puna, jo vetëm unë”, kur një pyetje e tillë as nuk të është bërë konkretisht. Nëse ke eksperiencë akademike të varfër apo disa boshllëqe në CV tënde, mos fillo të justifikosh veten apo të shpjegohesh nëse nuk të është pyetur diçka e tillë. Ndjehu rehat dhe sa më mirë me veten tënde, tregohu i sigurtë në aftësitë e tua dhe atë që ti ofron sesa të nxjerrësh në pah aspektet negative. Sapo ti fillon të justifikosh veten, fillon të dukesh i dëshpëruar dhe punëdhënësit do të jenë më pak të interesuar për ty.
Tregohu këmbëngulës “I sjellshëm” 80% e suksesit tënd në kërkimin e punës do të varet nga aftësia jote për të vazhduar përpjekjet. Por si mund të vazhdosh pa u shfaqur si rast i dëshpëruar? Rregulli i përgjithshëm është të tregohesh këmbëngulës “i sjellshëm”. Tregohu këmbëngulës duke kapur dhe ndjekur çdo reklamë, çdo bisedë dhe duke dërguar CV për çdo mundësi potenciale për vend pune. Por gjithashtu tregohu i sjellshëm, i kenaqur dhe i relaksuar ndërkohë që vazhdon këto përpjekje. Përdor disa mënyra të mira sjellje dhe përulësi dhe do t’ju ndihmojë të vazhdosh rrugën duke krijuar edhe më shumë mundësi për veten tënde.
Kujdes me fjalët dhe gjuhën e trupit Mos përdor fjalë të tilla si “Do bëj çdo gjë”. E vërtetë duhet të tregohesh i përulur, fleksibël dhe i interesuar, duke treguar besim në aftësitë e tua, ndërkohë është e rëndësishme të shmangësh në çdo mënyrë fjalë të tilla që shprehin dëshpërim sepse do t’ju pengojë të arrini qëllimet tuaja. Gjuha trupore mund të shfaq shenja e dëshpërimit, që ju as nuk do mund ti kuptoni. Qëndrimi juaj duhet të jetë drejtë, I sigurtë dhe me mendimin që ju jeni dikush me vlera.
Tregohu konçiz Nëse mund ti përgjigjesh një pyetje të intervistës së punës në tre fjali, mos përdor dhjetë. Nëse mund të shkruash një e-mail vetëm me tre fjali, mos përdor 3 paragrafë. Kujto “ pak është shumë”
Mos iu përgjigj pyetjeve shumë shpejt Edhe nëse e di përgjigjen përpara se të mbarojë intervistuesi, mos u ngut të përgjigjesh sepse së pari është e pasjellshme dhe së dyti tregon që je më shumë seç duhet i interesuar. Tregohu sa më i argumentuar, në kontroll të vetes dhe i sigurtë.
Tregohu pak i vështirë E kap mënjëherë telefonin sapo bie? I përgjigjesh mesazheve zanore brenda dy minutave? A thua “Po unë mund të të takojë në çdo kohë, në çdo ditë- jam shumë fleksibël me oraret? Duke u treguar shumë i gatshëm, mund të dukeni i dëshpëruar. Mund të duket jo shumë normale në një treg të vështirë pune, por shpeshherë duke u treguar jo shumë të gatshëm, jep mesazhin se je i kërkuar. Tregon që ti ke disa opsione për punë. Tregon që ti ke një jetë përtej kërkimit të punës. Mos i trajto këto këshilla si ungjill. Këto janë disa këshilla drejtuese për tu lexuar dhe për tu përdorur sipas rastit nëse të përshtaten. Nuk ka rregulla fikse.