Punëkërkues

5 shenja që është koha për një ndryshim karriere

Punëkërkues Punëdhënës Këshillimi i karrierës
Ndërsa vitin 2013 tregon për një numër të madh punësh konkurruese në tregun e punës, mund të jetë koha për të rivlerësuar dhe progresin e karrierës suaj. Nëse jeni i diplomuar në punën tuaj të parë ose një punonjës me eksperiencë ju duhet të masni suksesin tuaj dhe të masni nëse jeni ose jo në rrugë për të ndryshuar karrierën tuaj. Shumë individë shikojnë se ata nuk kanë arritur nivelin e suksesit që do të dëshironin, dhe kjo i vendos ata përballë qëllimeve të përgjithshme. Këtu janë 5 shenja kryesore që është koha për të lëvizur dhe të bëni një ndryshim në karrierën tuaj: 1. Ju ndiheni i demotivuar Mendimi i punës që duhet të bëni të Hënën iu mbush me ankth gjatë mbrëmjes së të Dielës. Kjo ndjenjë e mosdashjes për të vajtur në punë lidhet me individët që nuk e pëlqejnë punën e tyre dhe nuk performojnë mirë. Nëse ndiheni kështu në punën tuaj aktuale, është koha që të filloni të kërkoni për një punë tjetër dhe për mundësi më të mira. 2. Ju jeni të mërzitur nga puna juaj Asgjë në punën tuaj nuk ju emocionon më. Nëse nuk ndiheni entuziast për punën tuaj, kjo do të thotë që ju nuk do të performoni mirç, gjë që do të ketë një efekt të dëmshëm në progresin e përgjithshëm të karrierës suaj. Kërkoni se çfarë ju emocionon më shumë ju rreth punës për të rritur aftësitë tuaja për ta bërë punën tuaj më interesante. 3. Ju ankoheni vazhdimisht për punën tuaj Ankesat janë një pjesë normale e natyrës njerëzore. Mjaf  individë ankohen për punën e tyre, shefin, kolegët, gjithsesi ka një ndryshim mes ankimeve të ndryshme rreth punës suaj. Kështu që filloni të kërkoni për një punë që ju bën të lumtur. 4. Ju nuk keni perspektiva për të ardhmen Ju keni kohë në punën tuaj aktuale dhe akoma nuk keni një nivel të caktuar suksesi. Sensi i arritjes është i panjohur për ju dhe asgjë nuk ju motivon për të performuar mirë. Sapo kuptoni që jeni në një punë që i ka ardhur fundi, është e rëndësishme që të lëvizni dhe të gjeni një mundësi më të mirë për progresin e karrierës suaj. 5. Ju nuk paguheni mjaftueshëm Kjo punë është e mirë, ju shkoni mirë me kolegët tuaj por paga juaj në fund të muajit nuk iu mjafton. Kërkimi për një rritje rroge është një nga teknikat që punëdhënësit duan të mbajnë pranë tyre punonjës të mirë. Gjithsesi kostoja e largimit ka arritur nivele më të ngushta kështu është koha që të gjeni një punë më të mirë që paguan detyrimet tuaja.