
Ju po punoni shumë dhe po jepni gjithçka nga vetja juaj për ta bërë sa më mirë punën, por shefi juaj qëndron indiferent ndaj përpjekjeve tuaja duke u kapërdisur nëpër zyrë duke dhënë urdhëra. Ju jeni përgatitur se do të punoni dhe jashtë orarit për të përmbushur afatet e caktuara dhe projektet, por ende shefi juaj nuk ju falenderon për përpjekjet tuaja të deritanishme. A ju duket si një situatë të cilën e keni provuar? Atëhere është koha të bëni një hap përpara dhe të merrni promovimin që meritoni. Janë pesë mënyra sesi ju mund të shkëlqeni që shefi juaj tjua ketë nevojën:
1. Vlerësoni veten për punën që bëni Ju mund të përuleni vetëm kur jeni duke punuar me Bill Gates- dhe jo kur keni bërë 2 arritje në vit dhe refuzoni të kërkoni të drejtën tuaj. Nuk duhet të keni frikë të vlerësoni veten tuaj për punën tuaj dhe të arrini sukses, sepse vetë –promovimi mund t`ju çojë në promovimin që ju kërkoni.
2. Të dukeni mirë Të vishesh keq nuk të ndihmon aspak-thotë Lindsey Lohan. Nëse ju jeni serioz lidhur me promovimin, atëherë ju duhet ti tregoni shefit tuaj se ju jeni të matur dhe profesional çdo ditë (jo vetëm të hënën!). Nëse ju dukeni si një ekzekutiv i lartë, atëherë ka gjasa që ju të bëheni ekzekutiv i lartë.
3. Rrjeti i njohjeve Të njohësh njerëzit e duhur do t`ju ndihmojë të ecni përpara. Ai mund të jetë drejtuesi i ekipit, menaxheri ose supervizori juaj. Pasi ata të njohin arritjet tuaja dhe personalitetin që ju keni, atëhere ata do të jenë të parët që do t`ju përmendnin emrin kur të hapen promovimet.
4. Ngrije zërin Në vend që ju të tregoni për takimet apo të mbani shënime, ngrijeni dorën dhe jepni kontributin tuaj për të bërë diçka më të madhe. Ju dëshironi që supervizori juaj t`ju cilësojë si “ të vetmin njeri që ka ide” sesa “ individi që fle me sy hapur”.
5. Jepni më të mirën tuaj Pavarësisht pozicionit tuaj aktual, përpiquni të jepni 120% të përpjekjeve tuaja çdo ditë. Nëse një ditë ju ndiheni se nuk po ecni ashtu siç duhet, mund të shikoheni si një punonjës mediokër. Është e rëndësishme që ju të performoni sa më mirë që kjo t`ju ndihmojë në karrierën tuaj- edhe nëse ju do të stamponit një buzëqeshje në fytyrë kur nuk e ndieni ta bëni atë.