Postuar më: February 28, 2012
Në një treg konkurues ne duhet të bëjmë gjithcka që mundemi për ta bërë CV tonë të duket sa më tërheqëse për menaxherët e rekrutimit. Kjo gjë mund të jetë e vështirë sidomos për moshat e mëdha të cilat mund të hasin probleme jo vetëm për shkak të moshës por edhe fakti se një CV e rifreskuar mund ti bëjë ata të konsiderohen të mbikualifikuar për pozicionin që ata duan. Këtu janë 5 mënyra pert ta bërë CV tuaj më tërheqëse për të bërë përshtypje me eksperiencën dhe entusiasmin tuaj jo me datën e lindjes.
1.Mos i shkruani datat e diplomimit
Menaxherët e rekrutimit shohin vetëm nëse janë plotësuar kërkesat përsa i përket edukimit kështu që nëse ju nuk e përmendni datën e graduimit ata as që do e vinin re. Data e diplomimit është një indikator moshe kështu që më mirë mos e shkruani. Data të tilla janë thikë me dy presa pasi edhe nëse jeni diplomuar së fundmi do konsideroheni pa eksperiencë. 2. Përqëndrohuni në eksperiencat e përshtatshme.
Menaxherët e rekrutimit janë të interesuar të shohin në CV tuaj vetëm ato cilësi dhe arritje të cilat përshtaten me pozicionin që ata duan të plotësojnë. Shumë punëkërkues bëjnë gabim kur shkruajnë sa më shumë informacion që munden duke përmendur të gjitha eksperincat që kanë patur. Shkruani ato eksperienca të cilat kanë lidhje me pozicionin që kërkohet dhe hiqini ato të cilat nuk përshtaten. Pak dhe saktë.
3. Përqëndrohuni tek teknologjitë e reja. Hiqini të gjitha referencat për teknologji të cilat nuk përdoren më, përmendni vetëm ato që ende gjejnë përdorim. Përshembull nëse jeni një dizajner grafik atëhere ju e dini që program Macromedia xRes nuk përdoret më atëhere përse duhet ta përmendni në CV tuaj. Listoni vetëm ato programe të cilat janë funksionale në industrinë tuaj.
4. Qëndroni online
Ju pëlqen ose jo shumë punë kërkojnë që të jeni aktiv me median sociale. Pothuajse të gjithë punëkërkuesit mund të përfitojnë nga përdorimi i tweeter, Facebook, apo LinkedIn. Për shumë menaxherë rekrutimi, nëse ju nuk jeni online, ju nuk ekzistoni. 5. Jepini CV tuaj një zë personal
Kanë dalë nga moda CV me fraza të përgjithshme të cilat e kanë humbur kuptimin si “ i përgjegjshëm për” apo “ i orientuar pas detajeve”. Në vend që thjesht ti thoni këto fraza më mirë përmendni një situatë ku vëmendja juaj ndaj detajeve ka ndihmuar. Kurrë mos i thoni një menaxheri rekrutimi vetëm frazën “i përgjegjshëm”, tregoni fakte apo raste të cilat e përshkruajnë këtë cilësi tuajën. Mos kini frikë të shkruani në vetën e parë në CV-n tuaj, impakti është më i gjallë, askush nuk e tregon historinë tuaj më mirë sesa vetë ju.