Punëkërkues

5 gjëra që duhet të bëni nëse humbisni punën

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Largimi nga puna mund t`ju bëjë ju të ndiheni konfuz, i pafuqishëm, i zemëruar dhe i frikësuar. Sapo merrni lajmin zhyteni në të dhe 1 milion pyetje kalojnë në kokën tuaj, të tilla si sa kohë do kalojë derisa ju të gjeni punë përsëri, si do ti përballoni faturat tuaja, dhe çfarë do të ndodhë me karrierën tuaj? Por sado të shqetësuar që jeni fokusohuni në gjërat që mund të bëni për ta kaluar këtë situatë, qëndroni pozitiv dhe luftoni kundër papunësisë. 1.      Kontrolloni financat tuaja Nëse humbisni punën gjëja e parë që duhet të bëni është të shikoni financat tuaja. Sigurohuni që të dini me saktësi se sa keni në llogarinë tuaj të kursimit. Bëni llogaritë se cilat janë shpenzimet pritoritare që ju duhet të bëni dhe hiqni të gjitha ato shpenzime që nuk janë të domosdoshme. 2.      Përfitimet Përderisa jeni pushuar nga puna ju duhet të merrni disa përfitime nga kompania. Futini dhe këto përfitime në llogarinë tuaj të kursimeve. 3.      Përditësoni CV-në tuaj Nëse CV-ja juaj nuk është e përditësuar atëhere është koha të bëni ndryshimet e nevojshme. Kjo do të shërbejë që ju të shisni veten tuaj sa më mirë te kompanitë. 4.      Zbuloni aftësitë tuaja Me rritjen e papunësisë ka akoma më shumë konkurrencë për çdo punë. Kjo do të thotë se ju duhet të fokusoheni te aftësitë që ju bëjnë të ndryshëm nga të tjerët. Është e vlefshme të bëni disa kërkime se çfarë lloj aftësish ju duhen për punët që ju po aplikoni. Nëse keni ndonjë aftësi jo në nivelin e duhur atëhere është mirë të bëni kurse për to. 5.      Filloni të aplikoni Përpiquni të gjeni pak kohë të lirë në mëngjes apo në darkë dhe të kërkoni në faqet e punës si duapune.com për të parë nëse ka diçka që përshtatet me interesin tuaj. Do të ishte ide e mirë të viheshit në kontakt me agjensitë e rekrutimit. Si përfundim, përpiquni të qëndroni pozitiv. Mund të ketë raste kur kërkesa juaj të refuzohet ose edhe më keq, mund të mos merrni asnjë përgjigje. Por përpiquni të qëndroni optimistë. Në fund të fundit, ju nuk keni për të gjetur një punë nëse thjesht hiqni dorë dhe vendosni të kaloni çdo ditë në kolltuk përpara televizorit.