Punëkërkues

5 cilësitë çelës që punëdhënësit kërkojnë

Punëkërkues Punëdhënës Këshillimi i karrierës
T'i bëni përshtypje punëdhënësit që keni tani apo punëdhënësit të ardhshëm ka të bëjë më shumë me sjelljen e duhur që duhet të keni se sa me kualifikimet apo eksperiencat. Më poshtë po ju japim 5 cilësitë më të pëlqyera për të fituar pëlqimin e punëdhënësit dhe që mund t`ju ndihmojnë për të patur një rol të ri apo promocion. 1.      Besueshmëria dhe qëndrueshmëria Shumica e njerëzve kur fillojnë një punë të re kanë sjellje shumë të mirë, por me kalimin e viteve është e lehtë për të marrë zakone jo të mira. Këto mund të kenë të bëjnë me ardhjen vonë në punë, ose pakujdesinë në pamjen e jashtme, e cila mund të jetë burim i një bezdie të madhe për kolegët dhe menaxherët. Tregoni se ju e merrni punën tuaj seriozisht duke qënë të kujdesshëm në një atmosferë profesionalizmi në çdo kohë, mbi të gjitha ju jeni paguar për t'u sjellë në një mënyrë të caktuar. 2.      Ndjenja e iniciativës Të bëni pyetje është një nga mënyrat më të mira për të mësuar gjëra të reja, dhe puna është vendi më i mirë për ta bërë këtë gjë. Në vend që të shkoni direkt dhe të kërkoni ndihmë te të tjerët, mundohuni ta gjeni informacionin e nevojshëm  vetë. Një kërkim i shpejtë në internet mund t`ju jap detajet që keni nevojë. Fakti që ju përpiqeni t'i bëni gjërat vetë do të tregojë iniciativën tuaj, dhe njerëzit do të jenë më të gatshëm t`ju japin ndihmë kur ju të keni vërtet nevojë. 3.      Aftësia për të tejkaluar parashikimet Është gjithmonë mirë të surprizoni shefin, menaxherin apo klientët tuaj duke i paraqitur dokumentat më shpejt nga sa kërkohet. Përpiquni të arrini deadline-in e kërkuar dhe bëni më të mirën tuaj për ti bërë detyrat tuaja në kohën më të shkurtër të mundshme. 4.      Përshtatshmëria dhe fleksibiliteti Mund të ketë raste kur ju kërkohet të bëni diçka që nuk është e lidhur direkt me rolin tuaj. Përpiquni ti shikoni këto kërkesa si mundësi për të treguar aftësitë tuaja, në vend që të ankoheni se kjo nuk është përgjegjësia juaj. Në këtë mënyrë ju do të fitoni reputacion duke qenë i përshtatshëm dhe fleksibël, të cilat janë cilësi shumë të kërkuara për një punonjës. 5.      Angazhimi për tu vetëzhvilluar Klima ekonomike vazhdon të ketë probleme financiare për shumë organizata dhe është një realitet fatkeq që buxhetet e trajnimit janë zvogëluar. Në qoftë se ju doni të përfitoni nga marrja e njohurive të reja dhe shefi juaj nuk mund  ose nuk do të japë ndihmë, atëherë është mirë të investoni paratë tuaja për studime të mëtejshme. Siç mund ta shikoni, një punonjës model është ai që bën punën më të mirë të mundshme. Duke patur zakone jo të komplikuara,  ju mund të tregoni se jeni i qëndrueshëm dhe i besueshëm, kush nuk e do një punonjës të tillë në kohë të mira dhe të vështira?