Punëkërkues

2.Shpallje konkursi/Pozicioni: Koordinator Drejtues

Punëkërkues Publikime dhe njoftime

osi_logo2Programet: Qeverisja e Mirë dhe Shoqëria Civile

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros shpall konkursin për punësim në pozicionin e Koordinatorit të Programit për Programet e Qeverisjes dhe Shoqërisë Civile. OSFA u themelua në vitin 1992 nga Instituti i Shoqërisë së Hapur (OSI), New York dhe është i përkushtuar në vendosjen e vlerave të një shoqërie të hapur në Shqipëri. Programet e OSFA-se janë të lidhura drejtpërdrejt me realizimin e këtëj misioni. (Për të mësuar më shumë mbi Programet e OSFA vizitoni faqen e internetit www.soros.al).

Detyra të përgjithshme (por që nuk kufizohen vetëm në të mëposhtmet):

· Merr pjesë aktive dhe bashkëpunon ngushtë me Drejtorin Ekzekutiv në hartimin e strategjisë dhe politikave të programit të Fondacionit. · Kryen punë kërkimore që synojnë analize të situatave dhe të dokumenteve të ndryshme në fushën e Qeverisjes dhe Shoqërise Civile. · Koncepton dhe parashtron opsione dhe alternativa për nderhyrje si dhe jep ide për inicimin e projekteve të reja. · Ofron mbështetje, këshillim dhe drejtim për skuadrën e programit. · Pergjigjet për cilësinë e projekteve/aktiviteteve të lidhura me programet (përmes shqyrtimit, monitorimit dhe vlerësimit). · Përfshihet në trajnime dhe aktivitete të tjera me synim ngritjen e kapacitetit. · Dizenjon dhe realizon aktivitete avokuese. · Kontribuon në përcaktimin e fokusit të avokimit dhe zhvillimit të programeve të avokimit në bazë të strategjisë së fondacionit. · Punon për të vendosur aleanca dhe partneritete me aktorë relevantë të fushave, për të maksimizuar impaktin e punës avokuese të OSFA. · Përfaqëson OSFA në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare. · Angazhohet me aktivitete që synojnë ngritjen e fondeve për fondacionin.

Kërkesa

Eksperiencë Profesionale:

·  Eksperiencë në punë të lidhura me fokusin e programeve të mësipërme, për jo më pak se 5 vjet. ·  Eksperiencë në drejtim për jo më pak se 3 vjet.

Kualifikime:

· Diplomë universiteti në një fushë relevante për programet (studimet pasuniversitare të preferuara). · Trajnime formale në fushën e qeverisjes dhe shoqërisë civile.

Aftësi të tjera:

· Njohje shumë të mira të problemeve aktuale me të cilat përballet aktualisht shoqëria Shqiptare. · Aftësi të mira drejtuese (programe, burime njerezore dhe financiare). · Aftësi të shkëlqyera të të menduarit strategjik dhe analitik. · Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime të menjëhershme. · Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi. · Gatishmëri për të udhëtuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. · Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Shqipe dhe Agleze. · Njohuri kompjuterike (Programet e MS Office).

Aplikantët e interesuar ftohen të dorëzojnë elektronikisht dhe dorazi, brenda datës 13 Tetor, ora 17:00, dokumentat e mëposhtëm:

· CV të detajuar (ku përfshihen kontaktet për referencat) · Letër motivimi · Diplomë të studimeve universitare (dhe pasuniversitare sipas rastit)

në adresën elektronike: [email protected] dhe në zyrën e fondacionit (Rr, “Qemal Stafa”, p.120/2, Tiranë).