Punëkërkues

10 Profesionet që do të automatizohen në dy dekadat e ardhshme

Punëkërkues Punëdhënës Lojëra argëtuese dhe humor
Foto 19 Ekspertët kanë parashikuar se shumë nga profesionet e njerëzve do të zëvëndësohen duke u automatizuar nga nga mundësitë që ofron teknologjia. Punët të cilat nuk rrezikojnë të zvendësohen nga automatizimi janë punë që përfshijnë përkujdesjen ndaj të tjerëve, si dhe ato punë që kërkojnë aftësi negociuese dhe kreativitet. 10 punët që kanë riskun më të lartë (99%) për t’u automatizuar janë: • Riparuesit e orëve • Hartuesit e taksave • Teknikët e librarive • Teknikët matematicienë • Punonjësit për hedhjen e të dhënave • Marketingu dhe shitja nëpërmjet televizorit • Ndërmjetësit • Agjensitë e sigurimit • Agjentët e mallrave • Ekzaminuesit, kërkuesit e materialeve të ndërtimit. 10 punët që kanë riskun më të ulët (1%) për t’u zëvëndësuar janë: • Mësuesit • Trajnerët e sportit • Drejtorët për menaxhimin e rasteve emergjente • Koreografët • Arkeologët • Antropologët • Profesionet që lidhen me shëndetin si: terapistë, psikologë, infermierë • Analistë të sistemeve kompjuterike • Manaxherët e burimeve njerëzore • Dizenjuesit e veshjeve Sigurisht, duhet përmnedur që zhvillimi i teknologjisë dhe internetit krijojnë aq shumë fusha punësimi sa edhe eleminojnë. Miliona njerëz janë të punësuar në pozicione që lidhen me internetin. Gjithashtu, një profesion që do të ekzistojë gjithmonë është suporti teknik për kompjuterat apo pajisjet robotike kur këto të fundit nuk do të funksionojnë.