
Duapune, DM-Consulting dhe CBTL organizuan me sukses në date 19 Tetor 2013, në ambientet e “Hotel de Paris”, në bllok, trajnimin e parë “Hyrje në Burime Njerëzore të aplikuara” i cili është Moduli i parë i një pakete trajnimesh prej 5 modulesh mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të Aplikuara. Trajnuesit vijnë nga eksperienca menaxheriale në BNJ në kompani kombëtare dhe globale të cilët sjellin eksperiencën e tyre nga tregu shqiptar duke përdorur njohuritë dhe eksperiencat e tyre praktike në zhvillimin e paketës së trajnimeve. Në trajnim morën pjesë specialistë të burimeve njerëzore apo specialistë të njësive të veçanta të BNJ, menaxhere të zyrave që mbulojnë pjesërisht detyra BNJ nga kompani në sektor të ndryshëm. Temat që u trajtuan në modulin e pare “Hyrje në Burime Njerëzore të aplikuara” janë si më poshtë: • Roli dhe Rëndësia e Burimeve Njerëzore • Praktikat e Burimeve Njerëzore • Planifikimi i Burimeve Njerezore (Objektivat) • Rekrutimi / Punësimi i punonjësve të rinj • Administrimi (Dosjet, Lejet, Kontratat, Pushimet) • Trajnimi dhe Zhvillimi i punonjësve • Menaxhimi i Sistemit të Performancës • Kompensimi / Sistemi i pagave dhe benefitet • Politikat dhe procedurat e BNJ Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me një çertifikatë pjesëmarrjeje. Ky modul do të ndiqet dhe nga 4 modulet e tjera përkatësisht: 1. Rekrutimi dhe Intervistimi- 16 Nëntor 2. Trajnimi dhe Zhvillimi- 7 Dhjetor 3. Performanca, - 21 Dhjetor 4. Kompensimi dhe Benefitet - 11 Janar Benefitet që do të kenë pjesëmarrësit në përfundim të kësaj pakete trajnimesh do të jenë një informacion praktik 360° mbi burimet njerëzore, rolin e procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke zbatuar praktikat më të mira për një menaxhim sa më të mirë të punonjësve.