Punëdhënës

Të mirat e komunikimit efektiv me klientët tuaj

Punëdhënës Këshillimi i karrierës

handshakeKomunikimi efektiv me klinetët tuaj është bazë për të gjitha llojet e shitjeve. Më poshtë do të gjeni dy mënyra të cilat rrisin efektivitetin në një bisedë me klientin tuaj, duke sjellë eficencë gjatë bisedës dhe realizimin e qëllimit tuaj.

1. Kuptoni gjuhën e tyre. Hap i rëndësishëm për komunikim të suksesshëm dhe efektiv me klientët tuaj është të kuptoni gjuhën e tyre. Realisht klientët tuaj flasin një gjuhë të veçantë e cila vjen si rezultat i fushave dhe përvojave ku ata veprojnë. Njohja e gjuhës së tyre do të bëjë që mes jush të zhvillohet një komunikim efektiv i cili mund t’ju sjellë shitje të mira të produkteve.

2. Përqëndrohuni tek nevojat e klientit. Shumë menaxherë përpiqen të tërheqin klientët duke u përpjekur të reklamojnë produktin dhe duke folur për "kompaninë e tyre, përfitimet e produkteve apo tiparet e produkteve të tyre”. Në vend që të veproni kështu, vendosni në qendër të vëmendjes nevojat e klientëve tuaj. Flisni për problemet e tyre, nevojat dhe planet e tyre blerëse. Duke u informuar për nevojat e blerësve tuaj, ju do të arrini t’i këshilloni ata më së miri për produktet që ata kanë nevojë të blejnë. Kështu, ju do të arrini  të kënaqni blerësin tuaj duke realizuar edhe shitje të mirë.