Punëdhënës

Si të nxjerim në pah më të mirën e punonjësve

Punëdhënës Këshillimi i karrierës

businessLiderët e zgjuar nuk mbështeten vetëm në inteligjencën e tyre personale për të patur sukses, por e përdorin atë në mënyrë efikase duke i bërë punonjësit të nxjerrin në pah më të mirën e tyre. Më poshtë jepen disa mënyra se si t’i ndihmoni punonjësit tuaj të ndjehen jo vetëm të zgjuar por edhe të veprojnë me zgjuarsi:

1. Kërkoni ide kudo. Mos supozoni, se e dini se prej nga mund të vijnë idetë e reja dhe kreative. Përfshirja e punonjësve në projekte nuk duhet bërë për shkak të titujve të tyre, por duke u bazuar në aftësinë e tyre për të kontribuar në projekte. 2. Inkurajoni punonjësit të jenë më të hapur. Krijoni një mjedis të sigurt ku punonjësit tuaj të kuptojnë se munden dhe duhet të mendojnë, veprojnë dhe të flasin me arsye. Tregoni një tolerancë të lartë për gabimet me qëllim që punonjësit të mos kenë frikë për të ndërmarrë rreziqe. 3. Nxitini të përmirësohen. Ofroni mundësi punonjësve për të tërhequr të menduarit dhe sjelljet e tyre. Tregojini se prisni nga gjithsecili duke përfshirë dhe veten tuaj, përmirësimin e aftësive në punë.