
Nëse jeni duke përgatitur një prezantim, ose duke shkruar një shkrim përmbledhës, mund të jetë e vështirë për të filluar një projekt të ri. Sepse fillimi në kohë është faktori kryesor i vendosjes së një afati përfundimi, përcaktimi i këtij afati ndihmon shumë në produktivitet. Celësi i suksesit është fillimi i mbarë, duke bërë përgatitje të vogla ndërkohe që je duke bërë gjëra të tjera. Merrni shënime mbi projektin e ri ndërkohë që jeni duke shkruar për aktivitetet tuaja ditore. Përgatisni një dosje në desktopin tuaj me emrin e projektit, dhe mblidhni gjithë informacionin që keni. Kur është koha për t'u ulur dhe për të perfunduar projektin, nuk do t'ju duhet të kaloni pengesat e fillimit dhe do e keni shumë më të lehtë.