Punëdhënës

Si të fitojmë besimin e punonjësve të talentuar

Punëdhënës Këshillimi i karrierës

Punonjësit janë burimi më i vlefshëm i një kompanie. Shumë e rëndësishme për kompanitë është që të gjejnë punonjësit e duhur dhe ti kenë pjesë të stafit të tyre. Kështu që kompanitë perveç proçeseve të rekrutimit duhet të paraqesin veten e tyre si alternativë më e mirë në tregun e punës në mënyrë që të tërheqin sa më shumë punëkërkuesit.

Së pari duhet të shikohet stafi i brendshëm dhe të kuptohet çfarë i motivon punonjësit, pse kanë zgjedhur këtë kompani. Fillimisht punonjësit duhet të dinë misionin e kompanisë dhe nëse kjo ndodh është e sigurt që kompania do të shkoj drejt suksesit.

Problemi qëndron se disa kompani nuk e dinë se cilët janë punonjësit më të talentuar të saj.  Kështu këta punonjës duhen indentifikuar dhe duhet mësuar çfarë duan dhe duhen dëgjuar. Një punonjës i talentuar nuk duhet vlerësuar vetem se çfarë ai di të bëjë por çfarë ky punonjës mund të arrijë për kompaninë. Pra një punonjës i talentuar mund të quhet ai që ka aftësinë që t’a çojë kompaninë përpara me punën e tij. Diçka tepër e rëndësishme për kompaninë është imazhi i saj. Imazhi tregon deri diku atë që ndodh në të vërtetë brenda kompanisë. Mënyra më e mirë për të patur një imazh të mirë është  krijimi i kulturës që reflekton imazhin e brendshëm. Nëpërmjet kulturës kompania trasmeton një mesazh në fillim brenda saj dhe më pas jashtë saj, në këtë mënyrë është krijuar dhe imazhi i kësaj kompanie.