Punëdhënës

Si të arrijmë në vendimet më të mira

Punëdhënës Këshillimi i karrierës

komGjithësecili mund të marrë vendime individuale, kështu ne ndikojmë në mënyrën dhë formën e procesit të vendimarrjes. Një kompani mund të rrisë kapacitetin e mirëgjykimit të punonjësve të saj dhe të arrijë të marrë prej tyre vendime të frytshme. Më poshtë jepen tri mënyra se si mund të arrihen këto vendime:

1. Shqyrtoni vendimet e marra. Me përfundimin e një projekti, diskutoni me ekipin tuaj mbi pesë gjërat që do të kryenit përsëri në një projekt tjetër dhe pesë gjërat që nuk do të donit t’i përsërisnit. Duke reflektuar mbi vendimet që janë ndërmarrë gjatë këtij projekti dhe mbi rezultatet e tyre, antarët e ekipit mund të përgatiten për të marrë vendimet më të mira për një projekt të ardhshëm.

2. Të jeni të gatshëm të rifilloni. Kur ndodh të merrni vendime jo të duhura, mos fajësoni apo të bëni përgjesës asnjëri prej ekipit. Rifillojeni projektin edhe pas këtij vendimi të gabuar, sepse punonjësit tashmë kanë mësuar nga gabimet e tyre. 3. Jepini punonjësve autonomi. Njerëzit kanë nevojë për hapësirë me qëllim që të marrin vendime të frytshme. Kur ata janë në kontroll të vendimeve dhe të përgjegjësisë për pasojat, atëherë  ata janë në gjendje të ofrojnë gjykime të drejta.