Punëdhënës

Si mund të mos riskojmë

Punëdhënës Menaxhim

side_groupGjatë viteve të fundit, ekonomia ka detyruar shumë kompani të luajnë pak në biznes të jenë të sigurt nëse nuk humbasin. Në qoftë se kultura juaj e kompanisë është ndryshe dhe gjithmonë nuk ka pranuar të riskojë, atëherë provoni duke bërë këto tri hapa për të riskuar me qëllim zhvillimin më tej:

1. Vlerësoni mirë rrezikun. Vëzhgoni me kujdes fuqinë e kompanisë tuaj dhe vlerësoni nëse kapitali njerëzor mund të shmangë rreziqet. Kryeni intervista, organizoni takime me niveleve të nryshme të punonjësve, ose bëni pyetësorë anonimë brenda kompanisë për të parë nëse punonjësit ndjehen të shqetësuar apo fshehin idetë e tyre. 2. Siguroni idetë. Krijoni një "hapësirë të sigurt", ku menaxherët dhe punonjësit mund të shprehin lirshëm shqetësimet, reagimet dhe idetë e tyre pa patur frikë nga hakmarrja. 3. Eksperimentoni. Kërkojini një ekipi të një pjese të kompanisë që ju dëshironi të rritet, për të kryer një seri të shpejtë të ciklit eksperimental dhe për të provuar mënyra të reja të punës. Bëjini të qartë se dështimi është i pranueshëm për sa kohë që kjo mënyrë të mësuari vjen nga ky eksperiment.