Punëdhënës

Shmangni humbjen e kohës në punë

Punëdhënës Këshillimi i karrierës

ora1Krizat dhe ngjarjet e veçanta në punë na detyrojnë shpesh që të gjejmë kohë "ekstra" për të kryer detyra të rëndësishme. Në një javë të zakonshme shumë orë pune shpenzohen në takime të panevojshme, ndërprerje të cilat na krijojnë mungesa efikasiteti. Në raste të tilla mos prisni por përpiquni si ta zëvendësoni kohën. Më poshtë janë dy mënyra për të rifituar kohën e humbur:

1. Analizoni kalendarin tuaj të punës. Shikoni kalendarin e punës për muajin e kaluar dhe analizoni cilat takime dhe mbledhje janë të nevojshme për të çuar përpara qëllimet tuaja? Pastaj shikoni përpara në muajin e ardhshëm dhe elemioni ato takime që ju mund t’ju duken pa ndonjë rëndësi të madhe dhe që mund t’i anashkaloni pa ndonjë pasojë. 2. Shqyrtoni planin e punës. Shpesh koha e humbur bëhet e pa dukshme për ne duke mos e kuptuar se si kalon. Shqyrtoni raportet dhe planet që keni hartuar dhe identifikoni detyrat që duhen kryer me rradhë në kohën e duhur, për të shmangur humbjen e kohës.