Punëdhënës

Realizoni takime të vlefshme

Punëdhënës Menaxhim

Diverse business group meetingNjë nga ankesat e zakonshme të punonjësve ka të bëjë me humbjen e kohës nëpër mbledhje dhe takime jo frytdhënëse. Megjithatë, takimet janë një nga mënyrat më të drejtpërdrejta dhe të rëndësishme për të verifikuar apo marrë punën e kryer. Dhe ndërkohë për të mos i humbur kohë punonjësve apo klientëve tuaj, ndiqni hapat e mëposhtme për ta bërë takimin tuaj të vlefshëm për të pranishmit:

1. Takoni pak persona. Ftoni të jenë të paranishëm në takim vetëm personat të cilët mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në arritjen e objektivave të caktuara. 2. Përgatisni një axhendë. Pa një axhendë, ju do të shpenzoni kohë duke mos arritur atë që doni. Kur keni një axhendë për takimin ju do të dini të mirëmenaxhoni kohën dhe të arrini qëllimin e takimit. 3. Të jeni të kujdesshëm me kohën. Mos nënvlerësoni asnjëherë kohën. Mbani takimin sa më shkurt të jetë e mundur, derisa të arrini objektivat e tij. Nëse shkoni vonë në takim, nuk do ishte e këndshme të mbani punonjësit më gjatë, por planifikoni të vazhdoni me takimin e radhës.