Punëdhënës

Pse të punësojmë njerëzit e duhur?

Punëdhënës Këshillimi i karrierës
businessPunësimi i stafit është një nga vendimet më të vështira që një pronar biznesi ka për të bërë. Kjo është akoma më e vërtetë për sipërmarrësit e rinj në botën e biznesit.Ka dy mënyra për të punësuar stafin. 1. Ndërtimi i një bërthame, ekipi të pasionuar 2. Ose jo.

Shumë pak njerëz do të pranonin të zgjidhnin opsionin e 2-të. Por shumë kompani bëjnë pikërisht këtë, nuk i atribuojnë rëndësinë e duhur ekipit të pasionuar dhe vlerave të tij, por bazohen në benefitet monetare. Kompanitë nuk vënë re rëndësinë e mjaftueshme në ndërtimin e një ekipi të vërtetë, ata përqëndrohen në marrjen e njerëzve me kualifikimet e drejta dhe cmimin e duhur. Ky mund të konsiderohet një kurth në të cilin bien, pasi është mënyra më e lehtë për të punësuar. Problemi me punësimin e njerëzve të duhur është se ai merr një shumë  më të lartë monetare dhe kohë. Ju duhet të jeni të përgatitur për të investuar një copë të mirë të kohës në procesin e kandidatëve të gjetur, testimin e tyre etj. Përfitimi është i madh. Kjo është vecanërisht e vërtetë  për ata që janë të punësuarit e parë. Ata do të jenë praktikisht si partnerët tuaj, dhe do të jenë ata që do të krijojnë stafin e tyre, dhe do të marrin vendime të rëndësishme për kompaninë, do të kalojnë fortuna dhe do të jenë të devotshëm për të qëndruar në kompani dhe në problemet më të mëdha. Do të jetë pikërisht ky staf menaxherial që do të krijojë kulturën e kompanisë, e ndaj përkujdesi për zgjedhjen më të mirë, për një ekip të apasionuar dhe me vlerë duhet të jetë i madh, e jo të analizojë vlerën monetare si kryesoren. Kjo është arsyeja pse duhet investuar, menduar kohë dhe enrgji në punësimin e njerëzve sic duhet. Ju gjithmonë duhet të fokusoheni në ndërtimin e një ekipi të madh, dhe jo një rrjeti njerëzish që u duhet thjeshtë  të punojnë së bashku në një zyrë.