Postuar më: January 20, 2017
Si menaxher, është detyra juaj për të krijuar një vizion për ekipin apo departamentin tuaj që drejtoni. Sepse vetëm ju e dini se ç’duhet bërë dhe se vetëm ju duhet të jeni në gjendje të komunikoni këtë vizion para një audience të gjerë, në një mënyrë që ata të mund të kuptojnë atë që ju po përcillni dhe në fund të fundit të besojnë në të. Më poshtë janë disa mënyra se si ju duhet të veproni: 1. Përsërisni me veten tuaj. Për të mbledhur punonjësit rreth vizionit tuaj, ju duhet t’i kujtoni atyre mesazhin tuaj për të përforcuar qëllimin që të gjithë bashkë po përpiqeni të arrini. 2. Mos u bëni shumë zhurmues. Mos flisni me megafon, por sigurohuni që jeni duke krijuar dialogje rreth mesazhit tuaj, kështu që punonjësit do ju dëgjojnë dhe do ju kuptojnë më mirë. 3. Vendosni thirrje për veprim. Mos i thoni punonjësve vetëm atë që ju imagjinoni për të ardhmen, por kërkojini ndihmë atyre për ta bërë atë realitet. Tregohuni konkretë dhe specifikë në atë që ju dëshironi që ata të bëjnë.