Postuar më: March 16, 2011
Fillimi i një sipërmarrje apo biznesi, kërkon kurajo dhe trimëri, sepse në fund të fundit jeni duke realizuar idenë tuaj të madhe. Rreziqet e sipërmarrësit janë të shumta, por për ata që janë të suksesshëm edhe përfitimet janë të shumta. Më poshtë janë tre pyetje, të cilat mund t’ja drejtoni vetes tuaj ndërkohë që keni filluar me biznesin:
1. Keni një ide? Ideja nuk mund të jetë vetem thjesht një ide. Ajo duhet të jetë diçka, e cila ju bën të mendoni hollë dhe të veproni. 2. A keni një partner të besuar? Në fillimi të një biznesi mund të jeni të vetëm. Por, të bashkëpunoni me dikë tjetër, veçanërisht në qoftë se ai ose ajo ka aftësi plotësuese për sipërmarrjen tuaj, do të ishte mundësia më frytdhënëse që do t’ju çonte në rrugën e duhur. 3. Do të arrinit më të mirën, pa strukturë? Për shumë sipërmarrës strukturimi i bisnesit të tyre është sfida më e madhe. Nëse ju lulëzoni kur ende nuk keni një rrugë të qartë dhe shumë të pasigurt, kjo mund të jetë koha më e përshtatëshme për të rritur sipërmarrjen tuaj.