Punëdhënës

Duhet të jesh autoritar dhe lider...

Punëdhënës Këshillimi i karrierës
LiderNë ekonominë e vëshirë te ditëve të sotme, a duhet që liderët të jenë autoritarë, analitikë dhe të organizuar, apo duhet të jenë empatikë, karizmatikë dhe të komunikueshëm? Përgjigja është e thjeshtë: atyre u duhen të dyja llojet e cilësive. Në vend që të kategorizoni veten si një lloj i caktuar lideri, eksploroni cilësitë që kerkon ambjenti i sotëm kompleks i biznesit, i cili pëson ndryshime të shpejta. Liderët duhet që të transmetojnë mesazhe të forta të mbeshtetura nga prova, por ata gjithashtu duhet që të jenë të ndjeshëm ndaj mënyres sesi këto mesazhe merren nga dëgjuesi. Më tepër  tipare të një lidershipi nuk janë të detyrueshme apo me zgjedhje, por janë anë bashkëplotësuese të një manaxhimi efektiv.