Postuar më: August 29, 2012
Delegimi i detyrave po bëhet gjithnjë e më shumë një prioritet i stafeve menaxheriale. Ai varet shumë nga ekipi apo aftësitë e individit dhe njohuritë, koha dhe mjetet në dispozicion dhe rezultatet e dëshiruara. Nxitja dhe përfshirja e punonjësve dhe fuqizimi i tyre mundësojnë anëtarët e ekipit tuaj për të kontribuar përpjekjet e tyre më të mira në punë. Këshillat në vazhdim për delegimin e autoritetit të suksesshëm do ju informojnë sesi të ndihmoni stafin tuaj duke jua mirëdeleguar dhe mirëndarë punët dhe rolet që secili kanë në cdo projekt:
- Kurdo që të jetë e mundur, kur ju nevojitet të delegoni punë, apo t'i jepni një personi një detyrë të tërë për të bërë, sigurohuni që ata të kuptojnë qëllimin e përgjithshëm të projektit apo detyrës. - Sigurohuni që personi /stafi e kupton saktësisht çfarë ju doni të bëni. Bëni pyetje dhe kërkoni që punonjësi t'ju japë reagime për t'u siguruar se udhëzimet tuaja janë kuptuar. - Nëse ju keni një këndvështrim të rezultatit të pritshëm, ndajeni këtë informacion me stafin tuaj. Ju dëshironi që personi që keni përballë të kuptojë qartësisht dhe nuk doni të luani me pritshmëritë e tyre aq me pak akoma ti lini ato të besojnë se cdo rezultat është i mjaftueshëm për ju. -Identifikoni pikat kryesore të projektit ose datat kur doni reagime apo kur prisni produktin e tyre në lidhje me progresin. Kjo është rruga e rëndësishme që ju ofron një pamje të qartë të vijueshmërise . Herëpashere ju nevojitet siguria se detyra e deleguar apo projekti është në rrugën e duhur me qëllim që të keni mundësinë për të ndikuar në drejtimin e projektit nëse nuk po ecën sic pritet. - Gjithashtu e rëndësishme është të identifikojni njësitë matëse që ju do të përdorni për të përcaktuar se projekti ështe përfunduar me sukses. (Kjo do të lehtësojë procesin e matjes së performancës dhe do ta bëjë më të matshme dhe më pak subjektive, gjithashtu.) Paraprakisht gjithashtu , mendoni dhe parashtroni se si do të falenderoni të shpërbleni punonjësin apo stafin në përfundimin e tyre të suksesshëm të detyrës apo projekt që ju i keni deleguar.
Delegimi i suksesshëm i autoritetit, si një mjet i rëndësishëm i menaxhimit merr kohë dhe energji, por është me vlerë koha dhe energji e vënë në përdorim për të ndihmuar përfshirjen e punonjësve dhe motivimin e tyre.