
A është vërtetë e rëndësishme të jesh një punëdhënës i niveleve të larta? Kompani të mëdha si Google, Microsoft dhe Starbucks mendojnë se po. Ata mendojnë gjithashtu se për një punëdhënës që renditet në nivelet më të larta, vlerësimi është i mirë jo vetëm për rekrutimin, por edhe për biznesin gjithashtu. Si mund të bëhesh një punëdhënës i zgjedhur? Të gjithë e dinë se nuk është e lehtë. Duhen përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur statusin dhe emrin e mirë, duhen marrë vendimet e drejta për kompaninë, duhet të jeni të motivuar për punën që bëni e ta shikoni kompaninë si vendin e vetëm ku ju mund të punoni. Më poshtë janë 5 mënyra sesi mund të bëheni një punëdhënës i zgjedhur:
- Krijoni një kulturë të mirë kompanie
Ambjenti i punës është shumë i rëndësishëm për çdo kompani. Përpiquni të krijoni një kulturë të tillë që punonjësit e tjerë të vijnë me dëshirë në punën e tyre. Ambjenti motivues nxit entuziazmin dhe performancën e punonjësve.
- Sigurohuni që të ketë motivim për çdo punë
Pozicione pune si dizenjimi apo programimi që lidhen me pasionin, ndoshta nuk kanë shumë nevojë për motivim. Por ka edhe punë të tjera që janë më shumë monotone dhe detyra e një punëdhënësi të mirë është që t’i bëjë këto punë të jenë të rëndësishme dhe po me aq vlerë sa çdo punë tjetër në atë kompani.
- Ofroni potenciale për rritje
Punonjësit në kompanitë e mëdha duan të rriten profesionalisht dhe të zhvillojnë karrierën e tyre, kështu që është e rëndësishme t’i siguroni punonjësve një vend inspirues për të punuar ku ata mund të realizojnë dëshirat e tyre për karrierë.
- Krijoni një ekip menaxhues që ofron mbështetje
Për punonjësit është shumë i rëndësishëm komunikimi me menaxherët si dhe autonomia që iu jepet atyre në punë, kështu që përpiquni që ekipi i menaxherëve të jetë sa më shumë miqësor.
- Vlerat janë të rëndësishme
Vlerat e parimeve dhe integritetit nuk janë thjesht fjalë të shkruara në manualet e burimeve njerëzore. Kompanitë e suksesshme duhet t’i praktikojnë këto vlera në funksionet e tyre të përditshme. Për të qënë një punëdhënës i zgjedhur nuk ka ndonjë formulë magjike, por ju mund t’i zbatoni këshillat e mësipërme nëse doni që kompania juaj të jetë një vend pune i kërkuar nga shumë punëkërkues të talentuar dhe me kualifikime të larta.