Postuar më: October 20, 2010
Shumica e nismave që ndryshojnë përgjatë procesit të tyre, përfundojnë me dështim. Nëse ekipi juaj është duke luftuar për t'iu përshtatur një strategjie të re, atëherë provoni këto tri këshilla për të ecur në rrugë të mbarë:
1. Mos i ngutni për vendimarrje. Nëse punonjësit ju kanë vënë në dijeni se dëshirojnë të veprojnë ndryshe, mos i ngutni për momentin. Lërini të lirë të bëjnë zgjedhjen e duhur për mënyrën se si ata dëshirojnë të kontribuojnë në strategjinë e re. 2. Kërkoni kontribut. Nëse punonjësit tuaj janë të ngrirë atëherë për t’i vënë në lëvizje, kërkojini atyre t’ju sugjerojnë mënyra për të hequr pengesat që ju kanë dalë para në punën tuaj. 3. Ndani suksesin. Askush nuk dëshiron të ndryshojë në qoftë se ata nuk mendojnë se strategjia e re do të ketë sukses. Kurdo që të keni përparim, sado i pakët qoftë ai, ndajeni atë me ekipin si dëshmi për strategjinë e re të punës.