Psikologjia e punës

Teknika për të përballuar stresin e punës

Psikologjia e punës
Ne nuk shqetësohemi vetëm për oraret e takimeve, menaxhimin e ngarkesës në punë dhe shefin por tani ne kemi një shqetësim shtesë të sigurisë në punë, veçanërisht në këto kohë të ashpra ekonomike. Presioni për të krijuar një përshtypje të mirë te shefi ynë shkakton stres në vendin e punës dhe për shumë persona është duke prekur jetët e tyre personale. Ja ku janë disa këshilla të nevojshme dhe teknika se si të përballojmë stresin në punë: Bëni pak pushim Puna e shumtë dhe gjumi i pakët do të kenë një ndikim negativ në produktivitetin tuaj dhe në gjendjen tuaj mendore. Ju duhet të merrni kohë për veten tuaj, jo vetëm në fundjavë por edhe në mbrëmjet pas punës. Ju duhet të shpenzoni një orë çdo ditë duke bërë gjërat që ju pëlqejnë dhe të bëni plane për fundjavën me miqtë dhe familjen për ta larguar mendjen nga puna. Shkoni në punë pak minuta më herët Megjithëse është e rëndësishme që të përdorni kohën tuaj me mençuri,ju duhet gjithashtu të planifikoni planin tuaj të punës çdo mëngjes. Arritja herët në punë do ju japë kohë të planifikoni ngarkesën e ditës dhe të përgatisni një kafe përpara një dite të ngarkuar. I vendosni vetes objektiva Në një ambjent me presion të lartë, organizimi dhe planifikimi është çelësi që të mbani nivelet e stresit të ulëta. Planifikoni ditën tuaj orë pas ore në mënyrë që të keni një pamje të qartë se çfarë keni nevojë të arrini nga koha që duhet të bëni. Përdorni kohën e drekës me mençuri Përpiquni të bëni plane për kohën e drekës tuaj. Qëndrimi në tavolinën tuaj do t’iu bëjë të ndiheni që nuk keni pushime në punë. Duke bërë plane për pushimin e drekës,ju gjithashtu keni diçka të këndshme për të menduar gjatë mëngjesit. Merrni ushqime të lehta me vete Megjithëse ushqyerja në mënyrë të rehatshme nuk është kurrë një ide e keqe,është mirë që të trajtoni veten tuaj. Merrni me vete disa nga ushqimet tuaja të preferuara që t’ju japin paksa moral në kohën e presionit në punë Kufjet Nëse në zyrën tuaj është zhurmë atëherë do të ishte një ide e mirë për të investuar në një set të vogël kufjesh. Ato do t’ju ndihmojnë të hiqni vëmendjen nga shqetësimet përreth. Në varësi të ambientit të punës suaj, ju mund të merrni me vete dhe iPod-in tuaj dhe kufjet. Krijoni një playlist relaksuese të këngëve që iu krijojnë qetësi në kohët që ju përjetoni stres në zyrë.